Skandal në Vlorë, përdhunohet një e sëmure mendore dhe lihet shtatzëne. Ajo kryen lindje të parakohshme, kurse bebja lind i vdekur. Ngjarja ka tronditur qytetin bregdetar, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të saj.
Sipas mjekëve vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e përdorimit të medikamenteve antiderpresivë që merrte prej kohësh nëna. 20 vjecarja nga fshati Mesaplik prej shumë kohësh trajtohej në spitalin psikiatrit të Vlorës për shkak të problemeve mendore.
Policia bën të ditur inicialet L.S. të vajzës në moshën 20 vjecare. Ishin familjarët të cilët denoncuan në polici këtë ngjarje të rëndë, ndërsa zyrtarisht pohohet se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre të rëndë penale.
Sipas policisë mbi autorin rëndon vepra penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona që janë të pazotë për t’u mbrojtur” parashikuar nga neni 103 i Kodit Penal.
/Shqiptarja.com