Skandali/PD letër KE: Mos 
hapni negociatat me Shqipërinë 

Skandali/PD letër KE: Mos <br />hapni negociatat me Shqipërinë 
Partia Demokratike është në kufijtë e një skandali të paprecedentë, teksa i kërkon zyrtarisht Komisionit dhe Këshillit Europian të mos rekomandojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë.   
 
Demokratët i janë drejtuar këtyre dy institucioneve të BE-së me një paketë prej 10 amendamentesh, ku i kërkon kushtëzimin e negociatave me tre kërkesa shtesë.

Shqiptarja.com ka siguruar amendamentet e PD. 
 
Në kërkesën e PD që mban firmën e demokratit Aldo Bumçi thuhet se PD u kërkon këtyre dy institucioneve të Bashkimit Europian të kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet e ardhshme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, marrjen e masave për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike e po ashtu edhe plotësimin e pesë prioriteteve të BE apo edhe implementimin e reformës në drejtësi.
 
Në letrën e Aldo Bumçit me amendamentet drejtuar komisionit dhe Këshillit të Europës thuhet se në këtë proces është shumë e i rëndësishëm konsensusi politik dhe bashkërendimi i punës mes maxhorancës dhe opozitës për implementimin e reformës në drejtësi e në mënyrë të veçantë për zbatimin e 7 ligjeve themelore të kësaj reforme.
 
Bumçi thekson se zbatimi i këtyre ligjeve duhet të vijë në frymë dhe në germë të Kushtetutës së miratuara bashkërisht.
 
Në këto kushte ajo që ishte paralajmëruar nga kryetari Basha i cili e lidhte integrimin e vendit me këto problematika janë konkretizuar me hapa konkret të opozitës e cila kërkon kushtëzimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

Lëvizja e PD vjen vetëm pak ditë pas thirrjes publike të Sali Berishës, që kërkoi nga KE të mos hapen negociatat për Shqipërinë.

Ai kërkoi që të vendosen kushte shtesë, ndërsa tha se Shqipëria nuk mund ta marrë statusin e vendit kandidat, pasi është e mbushur me kanabis. 

 Pjesë nga amendamentet e PD-së:
(Një pjesë e amendamenteve është përkthyer nga Shqiptarja.com, ndërsa amendamentet e tjera, që korrespondojnë me numrat rendorë të munguar, u përkasin eurodeputetëve dhe jo palës shqiptare.)

Amendamenti 2: Përpara se Komisioni dhe Këshilli të vendosin një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, bëjmë thirrje që të vendosen kushte për të siguruar zgjedhje të përgjithshme lira dhe të ndershme, të zbatojë plotësisht ligjin e dekriminalizimit, të marrë masa urgjente për të luftuar kultivimin e drogës dhe trafikimit të saj, dhe të sigurojë progres të plotë sa i përket zbatimit të pesë prioriteteve kyçe, veçanërisht për të zbatuar me shpejtësi reformën gjithëpërfshirëse të gjyqësorit, dhe për të siguruar progres të mëtejshëm e të qëndrueshme, të nevojshme për fillimin e negociatave;

Amendamenti 3: Shpreh shqetësim për hapat e njëanshëm të shumicës në miratimin e disa nga ligjeve kyçe, në shkelje të angazhimit për të punuar me konsensus me opozitën për 7 ligjet kardinale, dhe kërkon që shumica dhe pakica të punojnë për një frymë konsensuale duke respektuar frymën e Kushtetutës,  sidomos për paketën ligjore për reformën në drejtësi.

Amendamenti 5: Kërkohet zbatimi i reformës në administratën publike, dhe shpreh shqetësim për shkeljet e vazhdueshme të ligjit për nëpunësit civilë dhe presionit politik për anëtarët e administratës, e cila është në shënjestër, shfaqur kjo gjatë zgjedhjeve të parakohshme në Dibër. Bëhet thirrje që edhe në pushtetin lokal të përfshihen nëpunës profesionistë.

Amendamenti 7: Shqipëria të marrë masa urgjente për luftën kundër trafikut të dogës dhe kultivimit të saj.

Amendamenti 8: Reformimi i sistemit të drejtësisë është një mjet i fuqishëm për luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend, dhe perceptimi publik për korrupsionin është rritur.

Amendamenti 9: Merr parasysh trendin alarmant të rritjes së kultivimit të drogës, dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme dhe të guximshme të ligjit për zhdukjen e krimit të organizuar dhe kultivimit të drogës.

Amendamenti 12: Përsërit se duke siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme plotësohen standardet ndërkombëtare, si kusht themelor për progresin e Shqipërisë në procesin e pranimit në BE. Adreson çështjen e përhershme dhe aktuale në mënyrë të veçantë në lidhje me vjedhjen e votave dhe frikësimin e votuesve përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të mesit të 2017.  

 Amendamenti 15: Shpreh shqetësimin serioz për rastet e shumta të censurës dhe raportet e përhapur të vetë-censurën në media; Kërkon në partitë të punojnë së bashku, mënyrë që të krijohet një klimë që promovon një liri të vërtetë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Amendamenti 17: Shpreh shqetësim të thellë në lidhje me klimën e biznesit, dhunimin e investitorëve dhe kërkon ndërmarrjen e hapave për të luftuar monopolet dhe për të penguar arbitraritetin kundër sipërmarrjen e lirë.

Amendamenti 19: Inkurajon Shqipërinë të ruajë rolin e saj pro-aktiv dhe konstruktiv në rajon, dhe kujton se marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe stabiliteti rajonal janë elemente thelbësore të Stabilizim Asociimit. 


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social