Grabitja e një dite më parë në Rinas ka nxjerr në pah një skandal i cili ka cënuar jo pak sigurinë kombëtare e cila në perimetrin e jashtme e aeroportit “Nënë Tereza” menaxhohet nga firma koncesionare gjermane Tirana International Airport (TIA) dhe nga agjencia e sigurisë private shqiptare ICTS dhe jo nga Policia e Shtetit.
Sipas kontratës koncensionare në fakt për perimetrin e jashtëm, pistën dhe ambientin rrethues të aeroportit “Nënë Tereza” përgjegjësia është e koncensionarit TIA që ka kontraktuar më pas firma ICTS, ndërsa policia e shtetit ka përgjegjësi për Terminalin e pasagjerëve dhe pikën e kalimit kufitar.