Rama ndërsa shprehet se e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh. Tregon edhe për masat e marra menjëherë pas ngjarjes ndaj Agron Canes.
“Policia e arreston Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës!”-shkruan Rama.
Policia e arreston.Zyra e deputetit distancohet preraz.PS e perjashton.E gjitha brenda dites!Per ne e keqja ska parti dhe ska vend mes nesh.
— Edi Rama (@ediramaal) August 17, 2014
Rama ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Partis Demokratike, e cila sipas Kryeministrit e shijon të keqen duke e ripërtypur ne mensën e SHQUP-it ku gatuhet përditë gjella e fëlliqur e një politike të vjetër e të ulët.
Kurse PD e shijon duke e ripertypur ne mensen e SHQUPit, ku gatuhet perdite gjella e felliqur e nje politike te vjeter e te ulet #VajmedetPD
— Edi Rama (@ediramaal) August 17, 2014
Policia merr në administrim videon filmike të Canes për ngacmimin seksual
Ndërkohë, policia ka marrë nën administrim pamjet filmike ku 60-vjeçari Agron Cane, ish-aktivist i zyrës së deputetit Koço Kokëdhima, i ka kërkuar favore seksuale shtetases me iniciale E.G. si dhe të bijës vetëm 14 vjeç. Burime nga unifromat blu i thanë A1 Report se përveç faktit se është marrë në dorëzim videoja, e cila do të shërbejë si provë e fortë për çështjen “Cane”, vetë policia ka kryer disa përgjime në ambientet e policisë.
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)