Skandali seksual, arrestohet
Shukri Xhelili, 3 akuza ndaj tij

Ish-kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, 56 vjeç, është lënë në "arrest me burg" nga Gjykata. 

Ka qenë kërkesa e Prokurorisë për të lënë në burg Xhelili, i dyshuar për veprën penale të "Korrupsionit pasiv..." në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër.

Vendimi i Gjykatës eshtë ekzekutuar menjëherë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit dhe ai është transportuar në drejtim të Tiranës. 

Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Dibrës u denoncua javën e kaluar nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Si provë kundër Shukri Xhelilit ishte një videoregjistrim ku e implikonte atë në aferën seksuale në këmbim të punësimit.

Ai u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave menjëhere pas skandalit.  

Pak ditë më parë, Gjykata vendosi hetim në gjendje të lirë për Xhelilin, duke i lënë kohë organit të akuzës që të kryejë hetimet e nevojshme për çështjen në ngarkim të Xhelilit. 

Ndaj Xhelilit, janë ngritur 3 akuza. Akuza e parë është ajo për marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën dhe sipas nenit 105 të Kodit Penal, shkelje për të cilën ai rrezikon 3 vite burg.

Akuza tjetër është ajo e shpërdorimit të detyrës ku sipas nenit 248 të kodit penal “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jo materiale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Ndërsa akuza e tretë ndaj ish Kryebashkiakut të Peshkopisë është ajo e korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. 

Me këto tre akuza Xhelili rrezikon nga 12 në 18 vite burg nëse do të jepet një dënim maksimal, por mbetet për tu parë se si do të shkoj procesi gjyqësor ndaj tij.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ndryshojnë oraret, kalendari i tre javëve të ardhshme në Superligë

Ndryshojnë oraret, kalendari i tre javëve të ardhshme në Superligë