Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, pasi ngacmoi seksualisht një 32-vjeçare e cila kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj.
Më 29 qershor, me kërkesë të prokurorisë krimet e rënda u pezullua nga detyra gjyqtari Shyqyri Çobo, pasi rezultoi se ka shpërdoruar detyrën duke kërkuar favore seksuale nga një 32-vjeçare.
Sipas prokurorisë ishte shtetësja I.T nga Berati që ka kallëzuar në polici gjyqtarin për ngacmim seksual. 32-vjeçarja kishte depozituar në gjykatën e Beratit një kërkesë për tu divorcuar nga i shoqi, por këtu ka nisur dhe tmerri i saj me drejtësinë ku gjyqtari i çështjes Çobo në vend të drejtësisë i ka kërkuar favore seksuale.
Nga hetimet rezultoi se qytetarja është takuar me gjyqtarin jashtë orarit të punës dhe ambienteve të gjykatës. Ajo ka deklaruar para hetuesve se e ka takuar pasi kishte frikë se ai s’do ti jepte divorcin me të shoqin. Gjyqtari i ka thënë të bënin seks sipas kritereve të OKB. Po ashtu, që të bëhej dashnorja e tij.
“Më kosidero mik”, është një nga sms e shumtë që gjyqtari i ka dërguar 32-vjeçares e cila shkëmbeu numrin me gjyqtarin me qëllimin se ai do ta ndihmonte për të gjetur një avokat mbrojtës.
Por sms nuk ishte i vetmi pasi nga hetimet dhe përgjimet e kryera kanë rezultuar plot 300 telefonata në drejtim të numrit të 32 vjecares.
Por ky nuk ishte rasti i vetëm, pasi një tjetër u bë ndaj Çobos për të njëjtën akuzë nga një tjetër qytetare.
Prokuroria i komunikoi gjyqtarit Shyqyri Çobo vendimin për pezullimin nga detyra ndërsa ky i fundit referuar kodit penal për akuzën e ngritur rrezikon nga 3 deri në 10 vite burg.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com