GJIROKASTËR- Efektivi i policisë, Dhurim Çenko është rikthyer në detyrë pas pezullimit 3-mujor në lidhje me abuzimin seksual ndaj një te miture në Përmet.
Masa e pezullimit është hequr nga Gjykata e Apelit në Tiranë dhe më pas Drejtori i Policisë së Shtetit e ka emëruar Çenkon shef krimesh në Elbasan.
Çenko ishte pezulluar në shtator nga gjykata e shkalles se parë per shkelje disiplinore. Dyshohet se ai kishte pasur dijeni për dy koleget e tij që kishin abuzuar seksualisht me 16-vjecaren dhe s’kishte marrë masa.
Ngjarja e rëndë u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për policin Artur Ago, I cili u arratis. Në pranga përfundoi dhe njerku i 16-vjecares, gjithashtu polic në Përmet.
Rasti u raportua nga gazetari i Report Tv Piro Nase, i cili asokohe mori telefonata kërcënuese nga nga familjarët e shefit të Krimeve, Dhurim Çenko.
Djali i tij, Boris Çenko po hetohet në gjendje të lirë për dy kërcënime të njëpasnjëshme ndaj gazetarit dhe vajzës së tij të mitur. Lidhur me këtë ngjarje reaguan shoqatat e gazetarëve, duke kërkuar dënimin e autorit.
Komente











