Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë me “Burg” për Agron Canaj deri në përfundim të procesit gjyqësor.
 
Kjo gjykata ka marrë në shqyrtim ankesën e bërë nga avokati i tij Gjergji Ymeraj, pas vendimit të Gjykatës së Sarandës e cila e la Canën me masën e sigurisë “arrest me burg”.
 
Në këtë seancë Agron Canaj nuk është paraqitur në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i tij.
 
Mungesa e tij është argumentuar nga avokati me arsyen se Canaj ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
 
Agron Canaj u arrestua në 16 gusht pas publikimit të një regjistrimi ku ai i kërkonte marrëdhënie seksuale një 14-vjeçarje në këmbim të një vendi pune.
 
Ndaj  Canaj rëndon akuza për abuzim e ngacmim seksual ndaj të miturve si dhe për ushtrim e ndikim të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)