Skandali seksual, reagojnë gratë
demokrate: Të mbrohet nëna

Skandali seksual, reagojnë gratë<br />demokrate: Të mbrohet nëna
Deputetja  e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në emër të Lidhjes Demokrate të Gruas për skandalin e Sarandës. Ajo deklaroi se kërkon që nëna dhe fëmijët e saj të merren në mbrojtje nga organet shtetërore dhe hetimet të çohen deri në fund, pa u ndikuar nga deputetë apo politikanë të veshur me pushtet.

Lidhja Demokrate e Gruas i bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të reagojnë fuqishëm ndaj këtyre fenomeneve skandaloze, të cilat klika në pushtet po tentot t’i kthejë në instiotucione.

“Rama premtoi 300 mije vende pune, premtoi mirëqenie për 97% të qytetarëve shqiptarë, por diskriminim, dhunë psikologjike dhe përndjekje gjinore në këmbim të punësimit po raportojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë.  Tashmë, Partia Soialiste ka ngritur një sistem të tërë paralel e korruptiv që ofron zgjidhje në këmbim të favoreve të llojeve të ndryshme.
LDG kërkon që nëna dhe fëmijët e saj të merren në mbrojtje nga organet shtetërore dhe hetimet të çohen deri në fund pa u ndikuar nga deputetë apo politikanë të veshur me pushtet!! LDG i bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të reagojnë fuqishëm ndaj këtyre fenomeneve skandaloze të cilat klika në pushtet po tentot t’i kthejë në instiotucione”, deklaroi deputetja e selisë blu Albana Vokshi.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin