Skandali seksual te Serbia dhe Vlahovic si 'protagonist', sulmuesi i Juventus: Situatë e trishtueshme

Skandali seksual te Serbia dhe Vlahovic si 'protagonist', sulmuesi i Juventus: Situatë e trishtueshme

Dusan Vlahovic

Serbia luan me Zvicrën të premte në 20:00 për Kupën e Botës, teksa skuadrat kërkojnë tri pikë për të kaluar më tej në fazën e 1/8. Te ballkanasit së fundmi situata është trazuar, me mediet në Kroaci që tregojnë për një skandal seksual në ekip. Nën akuzë është sulmuesi i Juventus, Dusan Vlahovic. Numri 9 thuhet se ka ngacmuar të fejuarën e portierit të dytë të Serbisë, Milinkovic-Savic. Sulmuesi ka shpjeguar se kjo është një situatë e trishtueshme që është shpikur nga njerëz që nuk kanë diçka për të bërë në jetën e tyre.

"Është absurde, absurde, absurde. Është e trishtueshme që duhet të vij këtu dhe të shpjegoj për veten pas kësaj situate. Është shpikur nga njerëz që nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë në jetën e tyre", tha Vlahovic.


Lajmi kryesor:

KATAR 2022/ Skandal seksual te Serbia, përleshje mes futbollistëve para ndeshjes finale me Zvicrën


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon