Skandali/ Si u zhdukën milionat me koncensionin e SGS të qeverisë Berisha-Meta, që bënte kontrollin teknik të mjeteve

Skandali/ Si u zhdukën milionat me koncensionin e SGS të qeverisë Berisha-Meta, që bënte kontrollin teknik të mjeteve

Kontrolli Teknik i Automjeteve

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon sonte skandalin me zhdukjen e milionave nga kompania SGS, e cila kishte marrë me koncesion kontrollin teknik të automjeteve. Sipas një VKM-je të 3 Shtatorit 2009, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në atë kohë, dha me koncesion kontrollin teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore ose kolaudimin e makinës. Vlera e investimit në këtë kontratë ishte 561 milionë Lekë, ku 267 milionë Lekë ishin investim në pajisje elektro-mekanike dhe kompjuterike, apo një rifreskim i të gjithë strukturës mekanike dhe kompjuterike, që në atë kohë ofrohej nga shteti.

Sapo u lidh kontrata, DPSHTRR u urdhërua që t’i kalonte SGS-së godinat dhe makineritë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Tiranë, Elbasan, Lushnje, Fier, Durrës, Kukës, Dibër, Laç, Shkodër, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Vlera e të gjitha godinave dhe makinerive kapte vlerën e 311 milionë Lekëve. Kjo nënkuptonte se kompania SGS do të merrte paratë që i merrte shteti dhe që duhet të shkonin për investime publike. Por këto para i shkuan privatit, një shoqërie anonime.

Qëllimi i koncesionarit ishte që SGS do të investonte 561 milionë Lekë dhe do të rriste cilësinë në këtë shërbim, si dhe do të ulte dhe tarifat. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 janë mbajtur nën kontroll tarifat e këtij shërbimi dhe kuotat brenda normës së parashikuar.

Por papritur në 2 gusht 2013 ministria e linjës, me anë të një udhëzimi, miratoi rritjen e tarifave për kontrollin teknik të makinave. Tarifat u rritën nga 33% deri në 42%. Për mjetet motorike u rrit 70 lekë më shumë. Për automjete mbi 4+1 dhe 8+1 u rritën 160 lekë më shumë. Për kamionë deri në 3.5 ton u rrit 230 lekë më shumë. Dhe për kamionët 7.5 ton u rrit 250 lekë më shumë. Në këtë koncension shteti i dha SGS-së në vitin 2009, 311 milionë Lekë asete dhe mori mbrapsht 107 milionë. Plot 204 milionë Lekë të reja, janë para që mungojnë nga taksat e qytetarëve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë