Pas raportit sekret të Kontrollit të Lartë të Shtetit të publikuar nga gazeta Shqiptarja.com pak ditë më parë ku dëmi në thesar ishte 21 mln euro dhe jo 713 mln lekë, ka reaguar Banka e Shqipërisë.
Për herë të parë Banka e Shqipërisë pranon që ekziston një raport i tillë nga KLSH, ndërsa Guvernatori Gent Sejko tërhiqet nga deklaratat e pak ditëve më parë se nuk ishte në dijeni të raportit të publikuar.
Banka e Shqipërisë thekson se raporti i përmendur i KLSH-së ku zbulohet dëmi 21 milionë euro është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve.
“Raporti i përmendur i KLSH-së është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve” shprehet BSH në reagimin zyrtar për mediat.
Raporti sekret i Kontrollit të Lartë të Shtetit ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme dhe 5 institucione të tjera. Raporti i hartuar nga 6 auditues hedh dritë mbi shifrën e saktë të dëmit, ku KLSH ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për shifrën prej 713 milionë lekë të reja, siç deklaroi ish-guvernatori Fullani, por për 2.9 miliard lekë, e përkthyer kjo në 21 milion euro që mungonin në thesarin e Bankës së Shqipërisë.
Sipas raportit të KLSH në këtë skemë janë implikuar disa zyrtarë të bankës dhe drejtues të Bankave të Nivelit të Dytë, duke dyshuar se kanë përdorur dokumentacion fals në procesin e dorëzimit të lekëve për shkatërrim.
Përsa i përket kompensimit të klientëve për kartëmonedhat e dëmtuara Banka e Shqipërisë ka mohuar që bankat e nivelit të dytë të kenë përfituar padrejtësisht nga këmbimi i kartëmonedhave të dëmtuara.
Sipas Bankës së Shqipërisë, pretendimi se bankat e nivelit të dytë i kanë kompensuar klientët e tyre me vlerë më të ulët nga ajo që kanë marrë nga Banka e Shqipërisë është i pavërtetë dhe sipas deklaratës për këtë çështje nuk ka asnjë ankesë.
“Shkrimet se banka të nivelit të dytë i kanë kompensuar klientët e tyre vetëm 80% të vlerës së kartëmonedhave të dëmtuara të sjella për asgjësim pranë Bankës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër, këto banka janë kompensuar me 100% të vlerës nga Banka e Shqipërisë, - është i pavërtetë.
Praktika e trajtimit të kartëmonedhave të papërshtatshme për qarkullim, e verifikuar edhe gjatë inspektimeve të kryera në bankat tregtare, dëshmon se nuk ka pasur asnjë fakt apo rast që mbështet atë çka është komentuar së fundmi në këto media.
Nga shqyrtimi, nuk rezultoi asnjë komision i mbajtur nga bankat, që të pasqyronte se është mbajtur një penalitet në vlerën prej 20% për kartëmonedhat e dëmtuara. Nuk rezulton gjithashtu, asnjë ankesë e paraqitur nga klientët e bankave të inspektuara nga Banka e Shqipërisë për këtë çështje. Procesi i përpunimit është plotësisht i dokumentuar”thuhet në deklaratën e BSH.
Banka e Shqipërisë e mbyll reagimin duke theksuar se nuk i është shkaktuar asnjë dëm buxhetit të shtetit apo edhe vetë klientëve të bankës që kanë këmbyer kartëmonedha të dëmtuara me bankat e nivelit e dytë.
Deklarata e plotë
Ditët e fundit, disa media kanë transmetuar lajmin se disa banka të nivelit të dytë kanë përfituar padrejtësisht nga procesi i trajtimit të kartëmonedhave të dëmtuara të papërshtatshme për qarkullim. Lidhur me këtë çështje, Banka e Shqipërisë sqaron publikun se lajmi është i pavërtetë.
Banka e Shqipërisë administron kartëmonedhat e papërshtatshme për qarkullim sipas rregullave plotësisht të mirëpërcaktuara dhe së fundmi të përafruara me standardet e Bankës Qendrore Evropiane. Rregullat që normojnë shkëmbimin e kartëmonedhave të dëmtuara janë gjerësisht në të njëjtën linjë me ato që aplikohen për kartëmonedhat EURO, sipas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB/2013/10 të 19 prillit 2013). Ekspertë evropianë kanë dhënë vlerësimin e tyre se proceset dhe regjimet e ndjekura nga Banka e Shqipërisë për prerjet, specifikimet, riprodhimin, këmbimin, trajtimin e monedhave të dëmtuara dhe të papërshtatshme për qarkullim si dhe tërheqjen e tyre, janë të njëjta me ato evropiane.
Praktika e trajtimit të kartëmonedhave të papërshtatshme për qarkullim, e verifikuar edhe gjatë inspektimeve të kryera në bankat tregtare, dëshmon se nuk ka pasur asnjë fakt apo rast që mbështet atë çka është komentuar së fundmi në këto media. Shkrimi në media, - se banka të nivelit të dytë i kanë kompensuar klientët e tyre vetëm 80% të vlerës së kartëmonedhave të dëmtuara të sjella për asgjësim pranë Bankës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër, këto banka janë kompensuar me 100% të vlerës nga Banka e Shqipërisë, - është i pavërtetë.
Banka e Shqipërisë ka bërë gjithë verifikimet e nevojshme të parashikuara edhe nga rregullorja "Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare", duke inspektuar bankat tregtare. Nga shqyrtimi, nuk rezultoi asnjë komision i mbajtur nga bankat, që të pasqyronte se është mbajtur një penalitet në vlerën prej 20% për kartëmonedhat e dëmtuara. Nuk rezulton gjithashtu, asnjë ankesë e paraqitur nga klientët e bankave të inspektuara nga Banka e Shqipërisë për këtë çështje. Procesi i përpunimit është plotësisht i dokumentuar.
Në mbështetje të analizës si më sipër, Banka e Shqipërisë ka bindjen se nuk i është shkaktuar asnjë dëm buxhetit të shtetit apo edhe vetë klientëve të bankës që kanë këmbyer kartëmonedha të dëmtuara me bankat e nivelit e dytë.
Raporti i përmendur i KLSH-së është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve.
Banka e Shqipërisë është e angazhuar në garantimin e funksionimit cilësor të emetimit e qarkullimit të kartëmonedhës kombëtare, në përputhje të plotë me ligjet e vendit e standardet ndërkombëtare.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO