Skateboard, patina dhe BMX në Tiranë! Të rinjtë: Njerëzit mendojnë se ekzistojmë vetëm në filma, jemi më shumë se grup sportistësh

Çdo të shtunë para stadiumit Air Albania qindra të rinj mblidhen për të ushtruar pasionet e tyre jo shumë të zakonshme. Janë pasione sportive të cilat përfshijnë patinat, BMX dhe skateboard. Për Report Tv këta të rinj treguan se çfarë i bën ata të ushtrohen këtu për 3-4 orë. Një pasion i fortë që pakkush e dinte se ekzistonte.”

Të gjithë të rinjtë janë pjesë e një grupi të quajtur ‘hi-skaters’, të krijuar fillimisht nga Ermelinda dhe Arti, dy të rinj të njohur në shkollë. Ermelinda thotë se njerëzit habiten shumë me pasionet e tyre, që i konsiderojnë edhe të rrezikshëm.

“Shumica e njerëzëve habiten që ky sport është në Shqipëri, pasi gjithmonë janë mësuar ta shohin në televizor, nëpër filma. Na shohin si të lumtur, ose të çudfitshëm, sidomos kur janë vajza, pasi mendojnë se është sport i rrezikshëm dhe rrëzohen. Në vend të takave të veshin këpucë me rrota,”-deklaroi Ermelinda.

I pyetur se çfarë i bën të rinjtë të bashkohen në këtë grup, Arti, një nga dy krijuesit e ‘hi-skaters’ përgjijet:

“Gjithë atmosfera që krijohet, sepse përveç një grupi sportistësh është edhe një grup social, që të rinjtë kanë interesa të përbashkëta. Përveç sportit i lidhin edhe pasione të tjera siç mund të jenë shkolla, piktura, vizatimet, artistët,”-u shpreh Arti.

Blerta, e cila është anëtarja e re që ushtrohet me patinat, shprehet se me ‘hi-skaters’ e bashkoi fillimisht kurioziteti në rrjetet sociale, ndërsa ka gjetur edhe shoqëri të mirë.

“Thjesht ideja që të jem pjesë e një komuniteti kaq të madh të rinjsh dhe këtu ka një mix talentesh. Ka njerëz të ndryshëm. Është mirë të zgjerosh rrethin tënd social pa përmendur pjesën e patinave që është shumë interesante si ekpseriencë. I kam para shumë herë në Instagram që hidhnin postime dhe më dukej shumë I teresante që të bashkohesha edhe unë,”-deklaroi ajo.

Po shoh që jeni me patina iu pëlqen shumë ky sport?

“Po më pëlqen shumë. Unë pres gjithë javën për të ardhur të shtunën dhe të dielën dhe për të rrëshqitur me patina këtu,”-tha Diora, anëtarja më e vogël e grupit.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura! S’u gjetën në mjetin e djegur

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura! S’u gjetën në mjetin e djegur