AUSTRALI- Udhëtimet janë gjithmonë argëtuese, sidomos kur ato bëhen në një mënyrë ndryshme, si në rastin e të riut nga Australia i cili vendosi të udhëtojë me skateborardin e tij. Ky padyshim është udhëtari më i veçantë në botë!
Tom Dury, gjatë karantinës së pranverës së vitit të kaluar planifikoi një udhëtim prej 4,000 kilometra nga Melburni në Cairns, të Australisë me skateboardin e tij dhe bëri 2 mijë 500 kilometra. Ky udhëtim përreth Australisë, zgjati 9 javë.
“Unë nuk e kisha kuptuar se sa e madhe ishte Australia! Udhëtimi im do të vazhdojë përreth Australisë për të përfunduar kilometrat e mbetura”, tha ai.