"S’ke folur kurrë për sigurimet shoqërore", Rama uron mirëmëngjesin me rastin e zgjidhur

Gruaja në zyrën e Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar ‘mirëmëngjesin’ ndjekësve të tij me rastin e zgjidhur të një qytetareje, problem i të cilës ishte parashtuar gjatë Llogaridhënies Publike.

Sipas zonjës, asaj nuk i njiheshin vitet e pensionit nga ‘74-’92 edhe pse kishte tre vite që kishte dalë në pension.

“Duke përshëndetur të gjithë ata që e kanë aq kollaj të shajnë, tallen, shpotisin e përqeshin përpjekjen aspak të lehtë, por këmbëngulëse për t’i dhënë qeverisjes përmasën e halleve e shpresave të njerëzve të zakonshëm.”

Shkruan Rama në statusin e tij

Rasti i zonjës u trajtua edhe në takimin e zhvilluar dy ditë më parë në Kryeministri, gjatë takimeve me koordinatorët për bashkëqeverisjen.

Zonja në fjalë ia tha në sy kryeministërit se nuk ka folur asnjëherë për problemet me siguracionet shoqërore.

Nuk i ke përmendur kurrë sigurimet shoqërore, njerëzit presin në radhë. Ne brezi i tretë kemi nevojë. Nuk jemi vetëm ne por ka edh etë tjerë që kanë nevojë.

U shpreh qytetarja

Ndërsa Rama iu përgjigj se zgjidhja gjendet tek platforma për bashkëqeverisjen.

Shqipëriaqëduam.al është një rrugë e shpejtë për të adresuar problemin konkret. Nuk është zëvendësim i institucioneve por ka transformuar zyrat e pritjes për çdo qytetar. 

Edi Rama, kryeministër

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale