SKEDA/ Izraeli 7 dekada në luftë për territore me palestinezët! Mijëra të vrarë dhe të plagosur nga konflikti i gjatë

Lufta që shpërtheu të shtunën e 7 tetorit mes Izraelit dhe palestinezëve, është vazhdim i një konflikti prej 7 dekadash mes dy palëve. Pikënisja është viti 1948, kur edhe u krijua shteti izraelit. Palestinezët pretendojnë territoret ku u krijua shteti i izraelit, bregun perëndimor të okupuar dhe vendin e shenjtë të Jeruzalemit, shtëpia e tre besimeve fetare. Mijëra njerëz nga të dyja palët janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga ky konflikt i gjatë. Izraeli ka zhvilluar katër luftëra me militantët palestinezë të Hamas në Rripin e Gazës që kur forcat dhe kolonët e tij u tërhoqën nga ky territor në vitin 2005. Lufta që nisi 7 tetorin e këtij viti, është e pesta mes Izraeli dhe Hamasit.

Lufta e parë është ajo e 27 dhjetorit të vitit 2008. Izraeli sulmoi nga ajri militantët e Hamas në Gaza gjatë operacionit të quajtur “Plumbi”. Kjo fushatë bombardimesh synonte që të ndalte sulmet me raketa të palestinezëve në territorin e Izraelit. Më pas, Izraeli dislokoi edhe forca tokësore, deri kur u shpall armëpushimi më 18 janar. 1 400 palestinezë dhe 13 izraelitë u vranë.

4 vite më pas, Izraeli nisi operacionin e quajtur “Shtylla e Mbrojtjes”. Ushtria izraelite kreu sulme me raketa. Në konfliktin që zgjati tetë ditë u vranë 177 palestinezë dhe gjashtë izraelitë. Militantët nga Gaza lëshuan mbi 1 000 raketa në territorin e Izraelit, por qindra prej tyre u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore i quajtur “Kupola e Hekurt”.

Më 8 korrik të vitit 2014, Izraeli niste një tjetër ofensivë në Gaza në kuadër të operacionit “Skaji Mbrojtës”. Shkak për sulmet ishin raketat palestineze që hidheshin nga enklava. Gjatë këtij operacioni, Izraeli vuri në target edhe tunelet që përdoreshin nga militantët për t’u infiltruar në Izrael. Konflikti zgjati 7 ditë dhe la të vrarë 2 251 palestinezë dhe 74 izraelitë, 68 prej të cilëve ishin ushtarë.

Në Maj 2021, Izraeli dhe militantët e Hamas u përfshinë sërish nga luftimet të cilat zgjatën 11 ditë me “breshëri” raketash, sulme ajrore dhe të artilerisë. Në këtë konflikt u vranë të paktën 248 persona në Gaza, përfshirë 66 fëmijë. Në anën izraelite u vranë 13 persona, përfshirë 1 ushtarë.

Sakaq, konflikti që nisi të shtunën pas sulmeve të Hamnas, ndodhi në 50 vjetorin e luftës së Izraelit me vendet arabe, atëherë kur shtetet fqinje, Egjipti dhe Siria filluan një sulm të befasishëm gjatë ditës më të shenjtë në kalendarin hebre, festës fetare të “Yom Kipurit”, më 6 tetor të vitit 1973.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë