Klodian Braho ka lindur më 21 korrik 1982 në Skrapar. Karriera e tij në sistemin e drejtësisë nis pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë (2000–2004) dhe më pas Shkollën e Magjistraturës.
Ai u emërua prokuror më 14 nëntor 2007, duke filluar kështu një rrugëtim të gjatë profesional që e ka çuar në një nga pozicionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë shqiptare.
Deri në vitin 2012, Braho shërbeu si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ndërsa për tre vite të tjera më pas, ushtroi funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Vlorës, ku njëkohësisht mbajti edhe detyrën e zëvendës drejtuesit (2014–2015). Në Prokurorinë e Vlorës spikati me një dosje të bujshme, ajo ndaj ish kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Braho e hetoi dhe e çoi në gjyq kryebashkiakun e Vlorës për për shpërdorim detyre dhe falsifikimin e dokumenteve në dhënien e lejeve të ndërtimit.
Karriera e Klodian Brahos tij do të marrë një kthesë të rëndësishme në vitin 2015, me emërimin e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjatë katër viteve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, një prej dosjeve më të bujshme të Klodian Brahos ishte ajo për hetimin e ish- Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, një ndër çështjet e para që u bënë simbol për llogaridhënien në nivelet e larta të sistemit të drejtësisë.
Katër vitet e punës te krimet e rënda dhe kalimi pa pengesa i procesit të rivlerësimit (Vetting) do t’i hapin dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku ai bëhet pjesë që në ditën e themelimit, 19 dhjetorin e vitit 2019.
Aktualisht ai mban detyrën e shefit të Seksionit kundër Korrupsionit, ndërsa ka fituar reputacion për profesionalizmin dhe përfshirjen e tij në disa nga hetimet më të rëndësishme të viteve të fundit.
Në punën e tij si prokuror i SPAK, Braho ka pasur në duar çështje me një ndikim të gjerë publik. Ai është prokurori që hetoi rastin e inceneratorit të Elbasanit, duke lëshuar urdhër-arrest për persona kyç si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si dhe duke veçuar hetimin për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Dosja e inceneratorit të Elbasanit është e vetmja që tashmë ka një vendim të formës së prerë, me 9 të dënuar, mes të cilëve ish ministri i Mjedisit Lefter Koka që u dënua me 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, dënim të cilin Braho e kërkoi dhe e mori në Apelin e GJKKO.
Po ashtu, prokurori Braho ka udhëhequr hetimin e dosjes “5D”, ku në gjyq përfunduan ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër çështje e rëndësishme e ndjekur prej tij është dosja “Toyota Auris”, e cila përfshin disa fraksione hetimore dhe persona të drejtësisë.
Braho është gjithashtu pjesë e grupit të prokurorëve që kanë firmosur dosjen ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ndodhet nën proces gjyqësor për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën e Gërdecit.
Braho konsiderohet si një nga prokurorët me një eksperiencë të gjerë në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Komente













Si na qenka nje Prokuror me arritje? Ku eshte rezultati? Gerdecin? Xeni me Mediun jane te lire. Kjo ishte nje mungese profesionalizmi nga ana e xha Brahos qe mezi mori shkollen e mesme. Dhe sot u katapultua si nje nga Hetuesit/akuzuesit me te mire ne Shqiperi. Gerdeci ishte nje minus i madh ne CV-ne e ketij zyrtari qe paguhet sa 20 pensioniste ne muaj. Nuk ka drejtues te afte ne drejtesine shqiptare. Nepotizmi ekziston, por ne nivele te tjera dhe e kamufluar me shijet politike.
PërgjigjuAsnje nga keta qe paske gjykuar ky nuk eshte pas hekurave. Te gjithe ne arrati duke gezuar frytet e vjedhjeve miliona euro...bravo ...ky duhej...nuk kapka asnje....
PërgjigjuPo normal. Se po ti kishte denuar me vertet nuk do behej kreu i soak. Nuk do filozofi te madhe x ta kuptuar
Shqiperia nuk behet!
PërgjigjuMbase gaboj,por derisa për vite të tëra nuk ka zgjidhur dosjen Gërdeci që mbart brënda krim shtetëror,gjak shqiptarësh të pafajshëm,korrupsion miliardash,pasuri publike e private të djegur e shkatërruar për interesa të XENIT, e bacës e Mediu varavingo Tiranë Amerikë tall leshtë e u jep mënd shqiptarve...nuk shof dritë në tunelin e drejtësisë ...mbase jam i gabuar megjithatë suksese z.Braho Drejtësi për këtë vënd do ketë vetëm kur fatkeqësia kombtare me emrin saluhei të marrë atë që takon.
PërgjigjuMediun e qau njehere...e futi ne burg e ndriti
Përgjigju