-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!
17 vite nga masakra e Gërdecit me 26 të vrarë, Zamira Durda, gruaja e cila humbi djalin e vogël, vijon të endet dyerve të drejtësisë për dënimin e përgjegjësve, me vlerësimin sipas saj të një krimi shtetëror. Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv ajo thotë se ndihet e pambrojtur në sallën e Gjykatës së Posaçme, pasi ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e ka kërcënuar, dhe askush nuk ka reaguar, as SPAK e as gjyqtarja. Nëse flet – thotë Durda me zërin e vrarë, e kërcënojnë ta nxjerrin nga salla e gjykatës, ku sipas saj i pandehuri po trajtohet si hero, e viktima pa të drejtë as për të folur.
15 Mars, 13:59 -
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak mungesa e avokatëve! Gjykata i gjobit me 50 mijë lek, pasi bëhen shkak për shtyrjen e procesit
Shtyhet seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të cilët kishin paraqitur si arsye se ishin të angazhuar në procese të tjera. Për këtë Gjykata i gjobiti me 5 mijë lek të reja, pasi u bënë shkak të shtyhet procesi.
11 Dhjetor 2024, 09:58