SKEDA/ Kush është Fatmir Kajolli

Biznesmeni Fatmir Kajolli është një emër i njohur dhe në politikë. Në procesin elektoral të vitit 2011 zgjidhet anëtar i këshillit bashkiak te FIER nën siglën e Partisë Republikane. Në zgjedhjet e qershori te 2015 ai nuk u fut në listat e partisë. Megjithatë, la gjurmë pikërisht në ditën e votimeve. Së bashku me dy djemtë e tij u përfshi në një sherr me një numërues të Partisë Socialiste. Fatmir Kajolli është një emër i njohur jo vetëm për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Në vitin vitin 2002 u dënua nga Gjykata e Romës me 16 vite burg për trafik droge. 

Ndërkohë që gjykata e Milanos e ka dënuar me 24 vite për të njëjtën akuzë. Në vitin 2011 ai u arrestua nga policia shqiptare për llogari të drejtësisë italiane. Një vit më vonë Gjykata e Apelit të Vlorës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, për të moslejuar ekstradimin e tij drejt Italisë. Në shtator të këtij vitit vihet sërish në pranga për shkak se dhunoi një klient pranë një pike karburantit. Për këtë ngjarje ai u akuzua se shkeli vendimin e gjykatës mbi arrestin e shtëpisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë