PROFIL/ Nga gjinekolog në politikan, karriera prej tre dekadash e Vangjel Tavos! Përplasjet në PS dhe rikthimi në parti si kryebashkiak i Himarës

Karriera e tij politike numëron gati tre dekada dhe po kështu ajo e angazhimeve legjislative.

Edhe pse i goditur nga dy tragjedi familjare në distanca kohore të ndryshme (humbja e gruas së parë dhe vajzës), Vangjel Tavo kurrë nuk e tradhtoi misionin e tij si politikan, teksa në disa gara elektorale iu desh të mos e arrinte qëllimin, si në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, kur nuk mundi të zgjidhej deputet.

Por kjo, për t’u rikthyer aktiv në partinë nga ku nisi karrierën, fillimisht si prefekt i Vlorës muaj më parë, por së fundmi edhe si kandidat për Bashkinë e Himarës, aq shumë të përfshirë në spiralet politike dhe fitoren e saj, duke pasuar të dënuarin Fredi Beleri.

Fakti që njihet si një minoritar dhe me mbështetje nga ky elektorat në zonat e Jugut të vendit, kryesisht Gjirokastër, Dropull por edhe zona e Vlorë-Sarandë, e ndihmoi të ishte kandidati më i përshtatshëm për mazhorancën, nëse donte ta fitonte Himarën. Shto këtu edhe marrëdhëniet e mira me Greqinë ndër vite që Tavo ka pasur. Dhe duket se nuk e zhgënjeu kryeministrin Edi Rama, teksa fitoi me një diferencë më shumë se 17 për qind nga rivali i tij në 36 qendra votimi, biznesmeni Petro Gjikuria, që mbështetej nga OMONIA, PBDNJ dhe PD me aleatët e saj.

Por karriera e tij daton mes socialistëve që prej vitit 1996 në Gjirokastër. Rrugëtimin në këtë forcë politike e vijoi deri në vitin 2010 si deputet, ku iu desh edhe të vendosej në krah të ish-kryeministrit Fatos Nano në kohën e krizës socialiste, si mbështetës i një rryme apo fraksioni fillimisht kundër kryeministrit aktual, atëkohë kryetar i partisë dhe kryebashkiak i Tiranës. Më tej vendosi të largohej dhe t’i bashkohej një tjetër partie të majtë, në atë kohë Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetar Ilir Metën.

Jo vetëm mori mandat deputeti, por gjatë viteve 2012-2013 Tavo shërbeu edhe si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin. Konkretisht, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës. Ai kandidoi edhe më 25 prill 2021, por nuk mundi të fitonte mandatin, duke u rikthyer pas tre vitesh “heshtjeje” dhe u desh situata e Himarës që të rriste pikët e tij politike brenda të majtëve.

Tavo ka lindur në një fshat afër Gjirokastrës, më 17 dhjetor 1969 dhe zona e tij elektorale më mbështetëse në votime njihet ajo e Dropullit. Në aspektin profesional, Tavo ka pasur një karrierë shumë të mirë shkollore dhe ka mbaruar me rezultate të larta në degën e Mjekësisë, kurse më pas u specializua për Gjinekologji.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!