SKEDA/Profili i Ilir Meta, biografia
dhe karriera politike

SKEDA/Profili i Ilir Meta, biografia<br />dhe karriera politike
Prej 25 vitesh është një politikan tepër aktiv në arenën politike shqiptare.

Prej shumë analistëve është cilësuar dhe si një figurë e rëndësishme dhe deçizive në momente të caktuara të politikës shqiptare.
 
Ilir Meta lindi më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar, Shqipëri, është politikan shqiptar, ka qenë ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, aktualisht Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkurt LSI dhe Kryetar i Kuvendit për 4 vite me radhë (2013-2017).
 
Ilir Meta u diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik te Universitetit të Tiranës, Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë.

Meta është që prej 25 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare.

Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë ne Politikën Shqiptare.
 
Ilir Meta ka një aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesmarrës aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist.

Nga viti 1992 në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur pa ndërprerje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qenë anëtar i disa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.
 
Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste

Ilir Meta është njeri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste te larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).
 
Ai ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-së (Korrik 2003), pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese të PS-së mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Fatos Nano.
 
Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.
 
Në periudhën 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 - 1996 edhe atë te Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.
 
Aktiviteti politik i Ilir Metës përfshin edhe një periudhë të drejtimit në Qeveri, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 - Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 - Shkurt 2002.

Në Shkurt 2002, sic ka pohuar dhe ai vetë për të shmangur krizën brenda maxhorancës politike dhe qeverisëse dha dorëheqjen nga detyra.
 
Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës Korrik 2002 - Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës Tetor 1998 - Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mars - Tetor 1998.
 
Krijimi i LSI
Ilir Meta, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personalitete të tjerë dhe intelektualë të të gjitha fushave, themeluan një forcë të re politike në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ilir Meta u zgjodh në krye të LSI në prill të vitit 2005, duke zbatuar per here te pare parimin “Një anëtar, një vote”. Z. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe se fundmi ne 6 nentor 2016.

Nga viti 1992 e në vazhdim, Ilir Meta, është zgjedhur pa ndërprerje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë.

Qe nga 2013 ai eshte Kryetar i Kuvendit te Shqiperise.Ilir Meta ka patur angazhime te vazhdueshme ne Qeveri; Sekretar Shteti për Integrimin Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme mars-tetor 1998; Zv. Kryeministër dhe ministër i Koordinimit Qeveritar, tetor 1998-tetor 1999.

Në Shkurt të vitit 2002, për të shmangur krizën brenda maxhorances politike dhe qeverisëse të asaj kohe z. Meta dha dorëheqjen nga detyra e Kryeministrit. Me pas Ilir Meta ka shërbyer si ZvKryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhave korrik 2002-korrik 2003

Ne periudhen shtator 2009-shtator 2010, Ilir Meta ka sherbyer si Zv. Kryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme, e me pas si Zv. Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës shtator 2010-janar 2011.

Ne vitet 2003-2004, Ilir Meta ka qene anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga ish Kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, komision i cili pergatiti Raportin per te Ardhmen e Rajonit te Ballkanit, dhe shtroi rrugen per pavaresimin e Kosoves.

Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin dhe kanë tre femijë, Borën , Besarin dhe Erën. Ai flet rrjedhshëm gjuhen angleze dhe atë italiane.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën