Sot në Report Tv startoi emisionin Botëror+ , që do të na shoqërojë përgjatë këtij muaji të Kampionatit Botëror 2018.  Andi Kapxhiu dhe Valbona Mëhilli do të jenë prezantuesit e këtij emisioni. Ndërsa specialisti i futbollit  Andrea Marko me Eduard Prodanin do të jenë të përhershëm për të analizuar me detaje çdo ndeshje dhe për të parashikuar rezultatin. E ftuara speciale për sot ishte zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Ja parashikimet e tyre për ndeshjen e sotme Rusi-Arabia Saudite.

Andrea Marko specialist futbolli parashikon nje fitore 1-0 për Rusinë

Eduard Prodani parashikon një barazim në shifrat 1-1

Andi Kapxhiu parashikon një fitore të Rusisë dhe që në ndeshje mund të bëhen 2-3 gola

Moderatorja bukuroshe Valbona Mëhilli parashikon një fitore të Rusisë 1-0

Ndërsa zëdhënësja e partisë demokratike Ina Zhupa 2-0 të Rusisë.

(Skedina e Botërori+)