Skela u shkëput nga kati i 6-të, çfarë ndodhi para e pas vdekjes së dy punëtorëve

Skela u shkëput nga kati i 6-të, çfarë ndodhi para e pas vdekjes së dy punëtorëve

Një nga viktimat, Ergys Ibrahimi

TIRANË- Ergys Ibrahimi dhe Orjon Kodra, dy viktimat e ngjarjes së 16 gushtit 2019, janë rrëzuar nga kati i gjashtë i pallatit 13 katësh, që ndodhet në rrugën “Faik Koncika” në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, prokuroria e Tiranës ka nisur një çështje penale për akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, dy personat Ilir Bendo dhe Xhimi Tarushi janë arrestuar dhe se për momentin njëri prej tyre inxhinieri Ilir Bendo ndodhet në burg. Po çfarë ndodhi në 16 gusht, ditën kur puntorët kishin marë urdhër për të hequr skelat në pallat dhe mbushur vrimat në murre, aty ku kishin futur vidha që kishin lidhur skelat. Nga materiali që disponon “Shqiptarja.com” thuhet se punimet për lyerjen e pallatit kryheshin nga kompania “Xhimi Tarushi”, subjekt ky i shpallur fitues sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve në bashkinë e Tiranës dhe i finalizuar me kontratën përkatëse nënshtruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që në këtë rast kishte autorizuar E. Bejko.

Firma të tjera në këtë kontratë kanë hedhur administratori i pallatit F. Sina dhe administratori i kompanisë private Xhimi Tarushi. Për kryerjen e punimeve Xhimi Tarushi në datën 5 korrik 2019 ka lidhur një kontratë me shoqërinë “Skela Syla” e cila drejtohet nga Petrit Syla, shoqëri ko e specializuar për ofrimin e skelave me qëra. Sipas kësaj kontrate shoqëria “Skela Syla” do ti dorëzonte subjektit ndërtues me qëra skelën e plotë të montuar në fasadën e pallatit, ku do të kryheshin punimet dhe në përfundim të tyre, po kjo shoqëri do të bënte çmontimin e skelave. Xhimi Tarushi, nuk ka patur asnjë të drejtë të bënte asnjë ndryshim për mënyrën e vendosjes së skelave. Punimet për lyerjen e pallatit kanë filluar në muajin korrik, kur shoqëria “Skela Syla” ka montuar skelën dhe pasi kanë vazhduar punimet në lidhje me suvatimet e pallatit dhe termoizolimin e tij prej kompanisë “Xhimi Tarushi” me puntorët e tij. Ndërsa në datën 15 gusht 2019 Xhimi Tarushi ka njoftuar shoqërinë “Skela Syla” që të fillonte punimet për çmontimin e skelës, të cilët janë paraqitur dhe kanë filluar punën që atë ditë.

Sipas proçesit të punës, dy puntorë të shoqërisë “Skela Syla” bënin çmontimin e skelave në katin e gjashtë të pallatit, ku rreth orës 14:30 skela është shembur duke marë me vete dy puntorët Genci Bardhi dhe Ergys Brahimi, si dhe puntorët që po bënin çmontimin e skelave Orjon Kodra, Eugidius Lika dhe Altin Marku që janë të shoqërinë “Skela Syla”. Si pasojë e shëmbjes së skelës në mënyrën e sipërtreguar kanë gjetur vdekjen e menjëhershme puntorët Ergys Ibrahimi dhe Orjon Kodra, si dhe kanë pësuar dëmtime të rënda fizike Genci Bardhi, Altin Marku, Eugidius Lika. Nga hetimet e kryera prej prokurorisë së Tiranës drejtuesi teknik i punimeve për subjektin ndërtues ishte Xhimi Tarushi, ndërsa drejtues teknik i punimeve për subjektin “Skela Syla” ishte shtetasi Ilir Bendo.

Dy personat e arrestuar për këtë ngjarje si Ilir Bendo dhe Xhimi Tarushi, kanë kërkuar në gjykatë një masë më të butë, pasi sipas tyre “arresti në burg” është masë ekstreme për ta, në një kohë që ngjarja kishte të bënte me një aksident në punë. Pasi ka dëgjuar palët në seancë gjyqëosre gjyqtari Sokol Tona ka vendosur të mbyllë në qeli drejtuesin teknik të kompanisë “Skela Syla” Ilir Bendo dhe të caktojë masë sigurimi “arrest shtëpie” për Xhimi Tarushin.Tashmë të dyja këto masa sigurimi janë apeluar në gjykatën e Apelit Tiranë, ku Bendo dhe Tarushi kërkojnë lirimin e plotë nga masat e sigurimit penal. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)