Tiranë/ Shembet skela e pallatit 13 katësh! Nxirren të vdekur nga rrënojat 2 punëtorë, plagosen 3 të tjerë /Video

TIRANË - Dy punëtorë humbën jetën pasi u zunë nën rrënojat e skelës të firmës “Syla” që u shemb nga lartësia e një pallati 13 katësh në rrugën "Faik Konica" në Tiranë, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur. Viktimat e ngjarjes së rëndë ndodhur rreth orës 15:00 janë 31-vjeçari Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, 36 vjeç. Ata u nxorën të pajetë rreth 2 orë pas ngjarjes, teksa ndodheshin në rrënojat e skelës e cila u shemb nga lartësia duke i zënë poshtë.

Ndërsa tre punëtorët e të tjerë që mbetën të plagosur e që u transportuan në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, janë Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.

Prej më shumë se një muaji ata punonin në pallatin 13 katësh duke restauruar e lyer fasadën e këtij pallati.

Menjëherë pas ngjarjes, policia nisi edhe shoqërimet e para, për të marrë në pyetje të gjithë personat përgjegjës të cilët duhet të kishin marrë masat për sigurinë e këtyre punonjësve. Në pyetje u morën edhe inxhinieri teknik dhe administratori i firmës private që bënte lyrjen e pallatit, por emri i firmës, për arsye hetimore, nuk bëhet i ditur.

Teksa skela u shemb, në katin e fundit të pallatit, mbeti e varur një pjesë e saj, që rrezikoi edhe jetën e punonjësve të policisë e të forcave zjarrfikëse, në momentin që ata po nxirrnin trupat e pajetë të dy punëtorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Me celularë në dorë e kokë e këmbë të gjakosur, ja pamje të punëtorëve të mbijetuar

 

2 të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik nga shembja e skelës në një pallat në Tiranë. Report Tv sjell foto nga punëtorët e mbijetuar nga shembja e skelës së një pallati në rikonstruksion. Ata kanë marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Njëri prej tyre shihet i shtrirë poshtë pallatit, ndërsa në duar mbanë telefonin celular. Ai ka dëmtime të dukshme në këmbë. Ndërkohë që një punëtor tjetër është i gjakosur në kokë. 

Në një video të siguaruar nga Report Tv, shihet edhe vendi se ku kanë rënë skelat dhe rrënojat prej nga ku u nxorrën të pajetë dy punëtorë.

Ora 17:14
Strazimiri dhe Spahia te Trauma, në mbështetje të familjarëve të viktimave

1565967456_skelaaa2.jpg

Përfaqësuesit e PD, Gent Strazimiri dhe Bardh Spahia janë tek Spitali Ushtarak për të qenë pranë familjeve të dy punëtoreve që humbën jetën sot në një aksident në punë.

Ora 17:13
Mësohet identiteti i të plagosurit të tretë nga shembja e skelës (EMRI)

1565968774_Ambulancaaa.jpg

Mësohet identiteti i të plagosurit të tretë nga shembja e skelës. Mësohet se ai është Altin Marku, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Si pasojë e shembje 2 punëtorë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Ky është bilanci tragjik nga aksidenti në ambientin e punës.

Ora 17:02
Pamje që tregojnë se si u shemb skela që u mori jetën 2 punëtorëve

Në këtë foto tregohet qartazi ku skela e kompanisë "Syla" është rrëzuar. Të gjitha pjesët e saj në katet e pallatit 13 katësh janë shembur, e ndërsa ka mbetur e montuar vetëm një pjesë në katin e fundit.

Ora 17:02
Zbulohet identiteti i dy punëtorëve që vdiqën nga shembja e skelës në Tiranë

1565966257_trupiipajete1111111.jpg

Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra janë punëtorët që mbetën të pajetë nga shembja e një skele në një pallat 13 katësh në lagjen "Faik Konica" në Tiranë. Brahimaj, 31 vjeç dhe Kodra 36 vjeç u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës e cila u shemb nga gjithë lartësia e pallatit duke i zënë ata poshtë. Tre punëtorë të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë. 

Genti Bardhi , 29 vjeç Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç janë të plagosurit të cilët kanë shembje dhe plagë thuajse në gjithë trupin.

Ora 16:56
Prokuroria urdhëron arrestimin e inxhinierit dhe administratorit /Punëtorët po çmontonin skelën 'Syla'

1565967749_krahasimiiskeleva.jpg

Foto1: Skela e montuar në një pjesë të pallatit. Foto2: Skela e shembur në pallatin 13 katësh dhe pjesa e vetme e mbetur e instaluar në katin e fundit

Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e inxhinierit teknik dhe administratorit të kompanisë së skelave "Syla". Dy punëtorë humbën jetën pasi skela u shemb totalisht ndërsa ata punonin.

Report Tv mëson se punëtorët ishin duke bërë çmontimin e skelës nga njëra anë e pallatit 13 katësh, për ta montuar atë në një pjesë anë tjetër të ndërtesës. Gjatë këtij momenti, diçka nuk ka shkuar mirë dhe skela është shembur totalisht. E vetmja pjesë e skelës që ka mbetur në pallat është ajo në katin e 13 të tij, ndërsa e gjithë skela është shembur në të gjithë lartësinë e pallatit. Nuk dihet ende nëse punëtorët kanë rënë nga lartësia apo nëse ata i ka zënë skela teksa kanë qenë në katin e parë. Dy punëtorë u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, ndërsa tre të tjerë janë të plagosur, në gjendje të rëndë, në spitalin e Traumës.

Në pallatin 13 katësh do të kryheshin punime nga një firmë private për lyerjen e fasadës së tij.

Ora 16:42
Shembja e skelës në Tiranë/ Ndërron jetën punëtori i dytë, ishte nën rrënojë prej rreth dy orësh

1565965414_puno.jpg

Ka ndërruar jetë punëtori i dytë, i cili prej rreth dy orësh ka qenë nën rrënoja si pasojë e shembjes së skelës në pallatin ku po punonte. Lajmi është konfirmuar nga polica, ku bën të ditur se ka ndërruar jetë O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.

Ora 16:31
VIDEO- Momenti kur nxirret trupi i pajetë i punëtorit

 

Ky është momenti kur është nxjerrë i pajetë trupi i një prej punëtorëve që humbi jetën si pasojë e shembjes së skelës.

Ora 16:21
U shembën bashkë me skelën, dy prej punëtorëve në gjendje të rëndë te Trauma, familjarët të tronditur


Në spitalin  e Traumës në Tiranë janë dërguar dy nga personat të cilët u rrëzuan se bashku me skelën ku po punonin në një pallat 10 katësh në rrugën 'Faik Konica'. Të plagosurit janë Genti Bardhi , 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç. Gazetarja e Report Tv, Doris Sollaku njofton se të plagosurit janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra në të gjithë trupin. Ndërkohë në spitalin e Traumës janë paraqitur edhe familjarët e të lënduarve të cilët kanë qenë të tronditur nga lajmi.

Ora 16:16
Një pjesë e skelës vijon të jetë e montuar në katet e fundit të pallatit/ Rrezik për punonjësit e policisë

Skela që ka mbetur në katin e fundit ndërsa pjesa tjetër është rrëzuar. Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

Raportohet se një pjesë e skelës vijon të jetë ende e montuar në katet e fundit të pallatit, duke përbërë një rrezik për jetën e punonjësve të policisë apo të shërbimit zjarrfikës të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e një prej punëtorëve nga rrënojat e pallatit.  Mësohet se forcat zjarrfikëse janë futur në ambientet e brendshme të pallatit ku po bëjnë të mundur rregullimn e tyre për të mos sjellë pasoja më të rënda të kësaj ngjarje.

Ora 15:53
Shembja e skelës/ Ndërron jetë një nga punëtorët që ishte nën rrënoja! Shoqërohet administratori i punimeve

1565963610_Aksidenti5.jpg

Një nga punëtorët që ndodheshin nën rrënojat e pallatit ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga policia, e ndërsa një tjetër është ende nën rrënoja. Policia e Zjarrfikësja  vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër.  Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. 

Ora 15:48
Punëtorët e rrëzuar/ Reagon për Report Tv kreu i Konfederatës së Sindikatave: Shkak mungesa e sigurisë


Kreu i Konfederatës së Sindikatave në Shqipëri, Kol Nikolla në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se shkak për incidentin e rëndë është bërë mungesa e sigurisë në punë. Në këtë incident janë plagosur së paku 4 persona ndërsa dyshohet se poshtë rrënojave ndodhet edhe një person tjetër. Nikolla ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për këto incidente në punë. Më tej Nikolla shton se ngjarje të tilla ndodhin edhe në fasoneri apo në miniera por askush nuk është dënuar.

Më pas Nikolla thotë se shpreson që kjo ngjarje të mos përfundojë keq dhe se Refomra në Drejtësi të bëjë që gjykatësit dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

"Uroj që të plagosurit të jenë mirë. Në të gjithë sektorët kemi pas raste të tilla. Siguria në punë ka qenë objektiv ynë për të ngritur zërin por fatkeqësisht rastet po bëhen mjaftë problematike. Është e pa falshme që gjithmonë jemi të fundit në ktë problem dhe nuk kemi asnjë person të vënë para përgjegjësisë. Në fasoneri në naftë në miniera etj... Kjo mund të vij edhe nga kriza politike, por kushtet teknike janë neglizhuar. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk funksionon mjeku i ndërmarrjes. Kantrier ndërtimi. 60-70% janë në kundërshtim me legjislacionin e punës, kjo mund të ishte katastrofë njerzore. gjencitë ligjëzbatuese duhet ete marrin masa. Së pari është qeveria. Agjencitë e kontrollit nuk po kryejnë punën e tyre. Besojmë se shumë shpejte reforma në drejtësi të japi frytet e veta dhe përgjegjësit e këtyre ngjarjeve të marrin përgjegjësinë. Jeta është e para duhet të ketë kontrolle" ka thënë ndër të tjera Nikolla.

Ora 15:44
Zbardhen emrat/ Ja kush janë dy punonjësit që mbetën të plagosur nga shembja e skelës

1565960994_fotyo2.jpg

Dy nga punonjësit që mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së  skelës janë dërguar në Spitalin e Traumës. Report Tv bën me dije të kanë mbetur të plagosur Genti Bardhi dhe Euglidios Lika, të cilët kanë marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup. Njëri prej tyre do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ora 15:43
Shembet skela e pallatit në rikonstruksion/ Dy punonjës ende nën rrënoja

1565960886_puntoret.jpg

Si pasojë e shembjes së skelës, dy punonjës kanë mbetur nën rrënoja. Bëhet e ditur se ata janë gjallë dhe policia është në kontakt me ta ku po bëhet e mundur nxjerrja e tyre.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 16/08/2019 22:55

    Harrova, skelat që përdor Syla dhe gjithë tëtjerët janë jashtë normave te sigurimit ne të gjithë UE!

    Përgjigju
  • vjeshta: 16/08/2019 22:45

    Nuk janë të parët këta dy të shkretët.Këtij Sylës i kanë vdekur edhe të tjerë,kam degjuar. Megjithatë Skela Sulla bëhet me e famshme dhe pothuajse zotëron krejt tregun e ngritjes se skelave në vënd!!! Këto janë cudirat shqiptare: sa më shumë vret AQ më shumë të duan

    Përgjigju
  • Loti: 16/08/2019 21:24

    Nuk e kuptoj pse kur ndodh diçka e keqe ne Shqiperi ju suleni te tere si bisha per ta share menyren se si behen punet. Permendni EU sikur thua atje s ka gabime njerezore, si ura Morandi qe ra ne Genova te Italise. Kulture eshte edhe te presesh te kuptosh me shume para se te gjukosh mbi tragjedine e tjetrit.

    Përgjigju
  • populli: 16/08/2019 18:57

    po te ndodh kjo ne eu firma esht e falementuar 100% dhe burgu nuk diskutoher!!! do ju tregoj per nje rast te ngjashem si ky ne antwerpen te belgjikes ka oasur vetem nje te vdekur dhe firma esht falementuar e skeleve dhe te gjith personeli ne burg te demtuarit kan marr demshperblim maksimal nga 2 milon euro der ne 10 milion per te vdekurin!!! te njejten gje duhet te bej dhe drejtesi shqiptare keq ardhje per te vdekurit dhe te plagosurit

    Përgjigju
  • Erik: 16/08/2019 15:40

    Shpresoj qe te gjithe te jene me jete dhe sherim te shpejte. Fajin e kane te gjithe nga pak duke filluar nga punetoret qe neglizhojne me sigurine e tyre dhe nuk lidhen kur punojne ne lartesi apo te veshin pajisjet e rekomanduara te sigurise ne pune. Se dyti punedhenesi apo nenkontraktori ne rast se nuk ka marre masat e duhura per te ngritur nje strukture te duhur te skeles dhe i treti shteti qe ne raste te tilla duhet t'i derrmoje kompanite me gjoba per mungese te sigurise ne pune qe heren tjeter me mire ai punedhenes te bleje 1000 Euro pajisje e rripa per te punuar ne lartesi dhe t'i detyroje me dhune punonjesit t'i mbajne veshur, se sa te paguaj miliona euro gjobe ne rast aksidenti.

    Përgjigju
  • Ndërtuesi: 16/08/2019 15:24

    Në vendet e BE skelat janë të sigurta sepse ata që i montojnë studiojnë fillimisht vendin dhe kjo mund të marë disa ditë. Tek ne sipermarrësit harbutë e injorantë nuk duan t ia dinë për “studim vendi” sepse u duket sikur hedhin para kot perderisa studimi kerkon ditë. Keshtu qe i urdherojne Pinterest e shkrete ti ngrejne skelat sa më shpejt të jetë e mundur. Keshtu ndodhin aksidente. Tmerr i tmerreve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë