Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 12 të arrestuarit dy ditë më parë në kuadër të operacionit Maranaj. Familjarët e kanë konsideruar vendimin e Gjykatës të padrejtë.
Ndërkohë që vetë të ndaluarit janë shprehur se paratë ndaj djemve të ish-prefektit janë marrë si hua por jo si fajde, duke akuzuar ish-prefektin Paulin Radovanin se i kishte ngritur kurth të arrestuarve.
12 të arrestuarit ishin të përfshirë në një skenë fajdesh përmes dhënies së huasë jashtë sistemit bankar.
Përmes kësaj skeme të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), dhe automjete, të cilat i kanë kaluar në pronësi të tyre. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.
Në këtë skemë ishin të përfshirë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Skema e fajdexhinjve ishte denoncuar nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, djemtë e të cilit kishin marrë para hua nga ky grup i cili funksiononte në mënyrë të strukturuar.
Të arrestuarit të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Shkodrës janë:
1.Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra
2.Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra
3.Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra
4.Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra
5.Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër
7.Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
8.Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
9.Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra
10.Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra
11.Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
12.Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër
Ti dërrmojn!
Përgjigju