Kandidatët potenciale për të marrë postin e kryetarit të PD kanë nisur kontaktet e para me strukturat e bazës për të testuar mbështetjen që ata gëzojnë në të gjithë vendin dhe parë nëse mund të pretendojnë të fitojnë. Dokumentacioni te zyra e organizimit.
Vetëm një ditë pas hapjes nga kryetari në detyrë Sali Berisha, së fushatës zgjedhore brenda PD për zgjedhjen e kreut të kësaj partie, kandidatët për garë kanë nisur kontaktet në strukturat në bazë. Kështu, Basha, Olldashi, Biberaj kanë nisur të testojnë mbështetjen që kanë në këto struktura për të qënë pastaj të gatshëm për nisjen e betejës për marrjen e kreut të PD. Mësohet se Basha po teston strukturat e PD në kryeqytet, në zonat veriore, aty ku qëndrestarët e Topallit dhe Olldashit janë më të shumtë, por dhe në zonat e jugut, kryesisht në Vlorë, Korçë dhe Fier, pa përjashtuar Elbasanin e Durrësit për të bërë kalkulimet e mundshme për një garë fituese sa më të sigurtë.
Për shkak dhe të suportit që ka marrë nga kryetari në largim i PD Berisha dhe familja e tij, Basha ndjehet më i favorizuar në këtë garë brenda partisë, e para e këtij lloji në PD. Ndërkohë që Olldashi po teston dhe ai Durrësin ku ka mbështetje, Beratin, Korçën, Fierin, Elbasanin e Tiranën, si dhe Shkodrën, Lezhën e kryesisht veriun, për të parë se sa e mundshme është fitorja përballë Bashës, duke pasur parasysh se do të ketë rivalitet dhe me kandidatin tjetër, të shpallur zyrtarisht tashmë ish-anëtarin e kryesisë Aleksandër Biberaj. Pikërisht pasi të mbledhë dhe rezultatet e këtyre testeve në strukturat e PD në bazë, Olldashi do të ndërmarrë dhe vendimin përfundimtar për të kandiduar për postin e kryetarit të PD, ku me shumë gjasa përballë do ketë kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha e ish-anëtarin e kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj. Ndërsa ish-kreu i PD, Eduard Selami është në moment kalkulimi, për të parë se si do të shkojë përplasja ende pa filluar gara mes Bashës, Olldashit e Biberajt për të bërë dhe ai llogaritë.
DOKUMENTACIONI
Kryeministri Berisha deklaroi se dokumentacioni i kandidatëve për kryetar të PD duhet që të dorëzohet në kryesinë e demokratëve. Por sipas burimeve brenda PD mësohet se i gjithë dokumentacioni i kandidatëve për deputetë do të shkojë në zyrën e organizimit të PD, ndërkohë që do të jenë më shumë deputetët që janë dhe anëtarë kryesie dhe të certifikuar si i vetmi institucion statutor meqë kryesisë ka kohë që i ka skaduar institucionaliteti, pasi nuk është ripërtërirë.
Mësohet se dokumentacioni i kandidatëve, që përmban kërkesën dhe CV-në për të hyrë në garë do të shkojë dhe në zyrën e Berishës, pavarësisht se ai deklaroi në mbledhjen e kryesisë së PD se nuk do të mbajë anë në këtë garë. Njëherësh zyra e organizimit do të përgatisë listën e anëtarësisë duke e printuar për secilin kandidat të ndarë sipas qarqeve, seksioneve dhe grupseksioneve si dhe do të japë kodin e databases së listës së dixhitalizuar të anëtarësisë. Mësohet se do të ngrihen dhe komisionet e numërimit të votave, ku secili kandidat do të ketë përfaqësuesin e vet, për të shmangur të gjitha kontestimet.
SELAMI
Ish-kreu i PD, Eduard Selami është në moment kalkulimi, për të parrë se si do të shkojë përplasja ende pa filluar gara mes Bashës, Olldashit e Biberajt për të bërë dhe ai llogaritë nëse ia vlen të kandidojë.
(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print), e diel, 30 qershor 2013)
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Biberaj, kandidati i parë për kreun e PD