Micro Credit ju pezullua licenca, Sejko: S'kam dijeni për hetime nga SPAK! BSH s’heton mashtrimin financiar

TIRANE-  Banka e Shqipërisë nuk ka kompetencë hetimin e mashtrimit financiar. Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sot në reagimin e parë zyrtarë sa i takon hetimit që ka nisur për “MicroCredit Albania”, që akuzohet se ka mashtruar me mbledhjen e detyrimeve.

Sejko tha se vendimmarrja e bankës për pezullimin e aktivitetit të shoqërisë në fjalë është në përputhje me kërkesat ligjore, ndërkohë që deklaroi se nuk ka asnjë informacion se SPAK po e heton për shpërdorim detyre.

Guvernatori sqaroi dhe pse nuk i është hequr licenca kompanisë Micro Credit. Sipas Guvernatorit pranë Bankës së Shqipërisë janë bërë që prej vitit 2015 vetëm 85 ankesa për Micro Credit Albania.

"Problematika lidhet me mbledhjen e kredive të këqija, rreth viteve 2010, pas krizës së 2008. Për të ulur kreditë me probleme ne bëmë një plan emergjent, që përfshinte një sërë masash dhe një nga pikat ishte edhe fshirja e kredive me probleme. 

Ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme ose SPAK, për të parë nëse ka shpërdorim detyre. Ajo që kemi bërë është që kemi marrë masat sipas kërkesave ligjore, shkeljet e konstatuara ishte me provigjonet, me raportimin financiar, që nuk kanë lidhje me hetimin financiare, sepse nuk e hetojmë mashtrimin financiare.

Ne i kemi pezulluar licencën, nuk ja kemi hequr, sepse do ti nxirrte të gjithë klientët jashtë regjistrit të kredive që administrohet nga BSH, kjo do të krijonte precedentin që kreditë falen dhe nuk paguhen, do të rriste kreditë me probleme, por do të sillte probleme ku ata që kanë paguar do të klasifikoheshin klientë të këqij. Revokimi i licencës nuk zgjidh problemin e klientëve, sepse borxhi është titull ekzekutiv që kalon përmes gjykatës dhe zgjidhet me procedura përmbarimore" tha Sejko. 

Banka e Shqipërisë ka pezulluar për herë të dytë licencën e institucionit financiar jo bankë ‘Micro Credit Albania’, i cili nuk do të japë dhe as nuk do të ristrukturojë kredi deri në qershor të këtij viti. Banka e Shqipërisë sqaron se shkak për këtë pezullim të dytë janë bërë shkeljet në kontratat e kredisë me klientët, raportim jo real i të dhënave nga subjekti si dhe nuk janë marrë masa për të luftuar pastrimin e parave .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:52
Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Inflacioni i luhatshëm, në objektiv kthehet në fund të vitit

TIRANE- Banka e Shqipërisë e ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 3.25%, me argumentin se situata aktuale është e paqëndrueshme. Guvernatori Gent Sejko tha në konferencë se inflacioni edhe pse është më i ulët se vjet pritet të kthehet në objektiv prej 3% në fund të këtij viti.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie relativisht të ndjeshme dhe më të shpejtë se pritjet tona gjatë tre muajve të parë të vitit. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë zbriti në nivelin 2.7%, nga niveli 3.9% i tremujorit paraardhës. Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste, ndonëse në rënie, mbeten relativisht të larta. Këto presione ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, kërkesë e cila pasqyrohet në rritje të shpejtë të punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit të sektorit privat. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.25%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.25%; Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me pritjet tona të skenarit bazë dhe i përshtatshëm për garantimin e stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm”, tha Sejko.

Në konferencë për mediat Sejko tha se ekonomia e vendit po performon pozitivisht, dhe brenda përditshmërive të tyre, i ndikuar kryesisht nga rritja e turizmit.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.4% gjatë vitit të shkuar, duke shënuar një përmirësim në  3.8% të ritmeve të rritjes në gjysmën e dytë të tij. Të dhënat e disponuara sugjerojnë se rritja ekonomike ka qëndruar në nivele të përafërta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2024. Rritja ekonomike e tremujorëve të fundit është diktuar nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve të sektorit privat, si dhe nga zgjerimi i eksportit të shërbimeve. Në veçanti, kontributi i turizmit në zgjerimin e aktivitetit ekonomik ka ardhur në rritje progresive gjatë vitit. Nga ana tjetër, eksporti i mallrave ka ardhur në rënie dhe politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese, pavarësisht përqendrimit të shpenzimeve në tremujorin e fundit. Kjo strukturë kërkese është pasqyruar në rritjen e aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë shënuar tkurrje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 08/05/2024 16:44

    Edhe ty ti hane dardhaat pas shpine ?Hajdut i ndyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën