Skema e naftës formalizon sektorin e bujqësisë, mbi 16 mijë fermerë të regjistruar në sistemin e tatimeve

Sektori i bujqësisë ka pasur gjithnjë probleme me informalitetin, pasi shumë fermerë kanë ushtruar aktivitetin e tyre pa qenë të regjistruar dhe pa u pajisur me NIPT. Por skema e naftës që u zbatua këtë vit ja ka dalë që në fazën e parë të saj të formalizojë 16,601 fermerë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve aktualisht janë të regjistruar në sistem 16,601 fermerë nga rreth 45 mijë që rezultonin të regjistruar përpara se të zbatohej kjo skemë.

Aplikimet për fazën e parë për të marrë naftë të çliruar nga tre taksa (akciza, karboni dhe taksa e qarkullimit) u hapën në janar dhe u mbyllën në mars të këtij viti dhe në total aplikuan 20 mijë e 561 fermerë ndërkohë që vijon shpërndarja e kartave për të marrë naftën me çmim 56% më të ulët. Nëpërmjet skemës një litër naftë blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte.

Ndërkohë faza e dytë e kësaj mbështetje do të jetë në vjeshtë për të mbjellat e kësaj stine. Ndërsa është parashikuar që për vitin 2021 numri i përfituesve të jetë 70 mijë fermerë me një buxhet prej 1 miliardë lekësh, por që vlera ndryshon në varësi të kërkesës për karburant, teksa pritet të shpërndahen deri në 5 milionë litra naftë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion