Sipas klasifikimit të Bankës Botërore, Shqipëria është një vend me të ardhura te mesme per fryme qe prej vitit 2009. Gjatë dy viteve të fundit, vendi ka ruajtur ritme pozitive te rritjes ekonomike dhe qendrueshmëri financiare, pavarësisht situatës së trashëguar, ndikimeve të krizës ekonomike globale dhe tronditjeve të ekonomive të vendeve fqinje, sidomos pas vitit 2008.

Sistemi i mirëqënies në Shqipëri përbëhet nga disa kolona, të cilat realizohen në formën e programeve të mbrojtjes shoqërore (skema e pensioneve; programi i nxitjes së punësimit, i pagesës së papunësisë, ndihmës ekonomike; sherbimet sociale rezidenciale, ditore e komunitare për grupet në nevojë; i mbështetjes së personave më aftësi të kufizuara; strehimit social; përfitimet e veteranëve; si dhe përfitimet e ish të përndjekurve politike). Shqipëria ka pasur një nivel të lartë papunësie gjatë gjithë tranzicionit. Në fund të vitit 2014 papunësia ishte rreth 17.3%, ndërsa papunësia rinore (grup-mosha 15-29 vjec) ishte 32.5%.