Skema e re, biznesi i vogël, ulen
 6 herë të ardhurat në buxhet

Nxjerrja nga skema e taksimit të 83 mijë bizneseve të vogla do të ulë me rreth 6 herë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga krahasimi i treguesve të buxhetit 2015 (të rishikuar me Akt Normativ) me atë të vitit të ardhsëm, rezulton se Qeveria pret të arkëtojë vetem 266 milionë lekë, nga kjo taksë, nga 1.4 miliardë lekë në vitin 2015. Në të kundërt, parashikon të rrisë nga 4 miliardë lekë në 5.2 miliardë lekë të ardhurat nga taksa e ndërtesave, ndërkohë që rritje të ardhurash parashikohen nga taksat vendore në përgjithësi, të cilat, nga 12.5 miliardë lekë në vitin 2015, do të shkojnë në 13 miliardë lekë për vitin 2016. Nga ana tjetër është rritur dukshëm fondi që qeveria parashikon për mbështetjen e huamarrjes për blerje energjie, i cili nga 1 miliardë lekë në 2015, shkon në 5 miliardë lekë për vitin e ardhshëm.





 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët