Me skemën e re të bujqësisë, ministri Andis Salla tha se synojnë të dyfishojnë mbështetjen për bletarinë. Nga 600 mijë koshere në vitin 2025, Salla tha synojnë të shkojnë në 1 milionë koshere.
“Nga 2020-ta deri në 2025-ën mbi 300,000 koshere dhe kemi arritur mbi 600,000. Ne duhet na çojmë në 1 milionë që është mundësia që ne ta dyfishojmë mbështetjen ndaj në bletarisë, që është sektori i rëndësishëm, përveç bletarisë që do të mbështesim në masën më të madhe, por kanë edhe 10% e çdo kilogrami mjalti që do të jenë pjesë e këtij zinxhiri që ne kemi vendosur në mbështetje të tyre”, tha Salla.
Lajmi kryesor:
Siguria ushqimore, Salla: Laboratorë në pikat kufitare, financim fermerëve që s’përdorin pesticide! Dyfish para për bletarinë! IPARD? Brenda vitit aplikime









