Bylisi dhe Vllaznia do përballen sot në orën 13:30 për raundin e 25-të në Superligën e futbollit. Në stadiumin 'Adush Muça' të Ballshit, në fushë do gjykojë një treshe gjyqtaresh vajza.

Kryesore do jetë Emanuela Rusta e cila ka edhe stemën e FIFA-s, anësore do jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu. Arbitër i katërt Albano Stolaj. Në VAR do jetë Albert Doda dhe në Avar Ardian Beqiraj.


Lajmi kryesor:

Superliga/ Dinamo 2 muaj pa fitore, Egnatia e mposht 1-0 në limite! Sot dy ndeshje në orën 13:30