1649479589_luftaukraine.jpg

Ushtria ruse po riorganizohet në Ukrainën lindore dhe objektivi i radhës mund të jetë qyteti i Kharkiv. Kështu tha kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerali Kyrylo Budanov, në një intervistë për CNN. Gjenerali shpjegoi se trupat e Moskës po "rigrupohen drejt Izium" - një qytet me rëndësi të madhe strategjike - dhe "ata planifikojnë të përparojnë drejt Kharkiv-it para së gjithash. Budanov parashikon gjithashtu se pas përpjekjes për të shkatërruar Kharkivin dhe Mariupolin, rusët mund të përpiqen të avancojnë drejt Kievit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën