Skema e re, Veliaj: Do këtë sistem
unitar të llogaritjes së pensioneve

Skema e re, Veliaj: Do këtë sistem<br />unitar të llogaritjes së pensioneve
TIRANE- Projektligji për Sigurimet Shoqërore është paraqitur në Komisionin e Ekonomisë. Duke u ndalur tek skema aktuale ministri i Mirëqenies Erion Veliaj tha se parashikohet rritje e pensioneve, ndërsa theksoi se skena e re do të fillojë shëndoshjen e sistemit duke filluar nga viti tjetër. Sipas ministrit, skema e re parashikon një sistem unitar të llogaritjes së pensioneve.
 
Ministri Veliaj tha se me rëndësi është futja në sistem e pensionit social, pasi për shkak të mungesës së pagesës së sigurimeve shoqërore, një pjesë e popullsisë nuk arrijnë të marrin pension.
 
I pyetur nga deputetja Blerina Gjylameti lidhur me funksionin e skemës së pagesës së lejes së lindjes, ministri Veliaj tha se ajo duhet të jetë më e ulët se paga reale, në mënyrë që punonjësit të nxiten të rikthehen në vendin e punës.
 
“Kjo praktikë përdoret në të gjitha vendet e BE. Me këtë skemë unifikohet një praktikë që është e njëjtë kudo. Njeriu në punë duhet të marrë më shumë se në shtëpi”, tha ministri Veliaj.
erjon veliaj
 
Më tej ministri Veliaj është ndalur edhe tek ulja e moshës së pensionit për minatorët. Sipas ministrit, për këtë kategori vendimi do të hyjë në fuqi me 1 janar 2015, pasi propozimi i miratuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Punës parashikon moshën e daljes së minatorëve në pension në 55 vjeç.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'