Ndryshimi i sistemit të taksimit për të punësuarit në më shumë se një pozicion, shikohet me skepticizëm nga ekspertët. Propozimi për të tatuar të punësuarit për totalin e të ardhurave që marrin nga punët që bëjnë, për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi është i pa konsultuar dhe mund të ndikojë negativisht në deklarimin e pagave.
“Përshkallëzimi në tre nivele i tatimit (mbi të ardhurat personale) ka çuar në shtimin e informalitetit dhe të evazionit fiskal. Rritja e paarsyetuar, e paargumentuar dhe e pashoqëruar me arsimimin dhe edukimin përkatës, e taksave është joproduktive. Një numër punëdhënësish detyrojnë të punësuarit që t’i tërheqin paratë në bankë dhe të kthejnë një pjesë të tyre në cash tek punëdhënësi. Ky është një fenomen i njohur, për të cilin heshtet” është shprehur Preçi.
Ndërkohë, shqetësim serioz sipas ekspertit të ekonomisë mbetet përcaktimi i minimumit jetik. Në mungesë të këtij treguesi Preçi propozon rritje të pagave dhe inkurajim të punëmarrësve dhe punëdhënësve për të paguar detyrimet e tyre.
“Shqipërisë i mungon akoma një minimum jetik. Nuk ka një harmonizim të pagës minimale, pensionit minimal dhe minimumit jetik. Punëmarrësi duhet të inkurajohet që të kontribuojë brenda parametrave që ka ligji për sigurimet shoqërore,duhet edukuar që të përfshihet në skemat private të pensioneve. Por, nuk mund ta taksosh thjesht për faktin që mund ta kapësh” tha eksperti.
Ndërkohë sa i takon buxhetit për vitin 2020 dhe shkurtimit të fondeve për investime infrastrukturore, për Preçin janë një sinjal jo i mirë, që tregon se ekonomia është në tkurrje. Sipas tij e vetmja mundësi që ka qeveria për të rritur ekonominë është përmirësimi i klimës së biznesit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia e kullave, eksperti i ekonomisë për Report Tv: Po pastrohen paratë e krimit në ndërtim, çmimet e fryra
14 Janar, 14:51
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor 2024, 14:03
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor 2024, 21:50
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator 2024, 10:47
-
Skandali me Kurum/ Çoçoli: Duhen parë nëse mbetjet janë ndryshk apo të rrezikshme, jo pre e konsipracioneve! Preçi: Investitorët e huaj vijnë falë lobingjeve politike
2 Shtator 2024, 21:38
-
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
22 Korrik 2024, 17:36
-
Përdorimi i Euros në vend të Lekut, ekonomisti Malaj: Deeurozim në këto përmasa s’do jetë i sukesshëm! Preçi: BSH ka dështuar me misionin e saj
22 Korrik 2024, 14:56
-
Tragjedia me Pal Trashaj/ Gazetari Adriatik Doçi: E kam takuar disa muaj më parë! Ishte i revoltuar dhe u përbetua se do sakrifikohej para SPAK
3 Korrik 2024, 16:03
-
Rritja e pagave për administratën/ Spahiu në 'Frontline': PS-PD në 34 vjet nuk ndërtuan asnjë azil pleqsh
20 Qershor 2024, 21:58
-
Kastravecët hidhen në kanal, ekspertët: Fermerët po e tregojnë me humbje! Duhet të orientohen nga Ministria e Bujqësisë
29 Mars 2024, 14:38
-
INVESTIGIMI 2/ Nëndeklarimi i pagave rrezikon të ardhmen, pensione çdo vit e më të ulta! Ekspertët: Duhet reformë e re pensionesh
22 Mars 2024, 19:58