KAVAJE-Skema e tjetërsimit të pronave në Spille të Kavajës rezulton se ka nisur përgjatë vitit 2011 aty ku ish zyrtarë lokal dhe zyrtarë të komunës Kryevish kanë nisur marrjen e kartave të identitetit banorëve të zonës.

ReportTv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës së Kavajës ku për herë të parë zbardhet dhe skema se si tjetërsohej ranishtja dhe pylli në bregdet në tokë arë.

Sipas hetimit dyshohet se punonjës të komunës kryevidh dhe kadastrës së rrethit përkatësisht Fatos Kaja, Ilir Kaja, Behxhet Pjeci, Nezir Lecini dhe Agron Elesi, Enver Duqi kishin krijuar një skemë fiktive të ndarjes së tokës.

Fillimisht këta shtetas thotë prokuroria përpara se të nxirrnin certifikatat e pronësisë gjenin banorë të mirëbesuar të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. Pas këtij procesi po të njëjtit shtetas gjenin blerësin dhe pas këtyre veprimeve bënin regjistrimin në hipotekë.

Siç dhe shihni në këtë faksimile të vendimit një pjesë e madhe e pronarëve të tokave, pronësinë e të cilës e kanë përfituar pa e ditur kanë deklaruar para hetuesve se pas vitit 2011 i kanë dhënë shtetasit Ilir Kaja kartat e identitetit dhe më pas janë paraqitur tek noteri për transaksione shit-blerjesh me persona që as nuk i njihnin apo takuar më parë.

ReportTv ka mësuar nga burime pranë prokurorisë së është zgjeruar me 7-të persona rrethi i atyre që po hetohen për skandalin e tjetërsimit të 36 hektarëve plazh në tokë arë mes tyre edhe një noter.

Pak ditë më parë edhe gjykata e apelit la në burg 8 të arrestuarit e parë për këtë skandal mes tyre dhe ish zyrtar të hipotekës dhe të pushtetit lokal në Kryevidh dhe Kavajë.


seid cikalleshi
seid cikalleshi
Vendimi i gjykates se Kavajes, zbardhja e skemes se tjetersimit
 

dy.b/shqiptarja.com