Skema kombëtare, aplikimet për fermerët hapen më 27 mars, duhet të bashkohen që të përfitojnë

TIRANE- Më 27 mars hapen aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj sqaroi se prioritet i kësaj mbështetjeje do të jenë ata fermerë që do të bashkohen për të prodhuar të njëjtin produkt.

“Për ta konkretizuar: nëse 4 anëtarë janë bashkë me një sipërfaqe toke 1 hektar ata marrin secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal. Ky bashkim operatorësh nuk nënkupton bashkim pronash, por bashkim interesash dhe prodhimi, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim shkallë, të rrisim automatizim të produktit dhe mbi të gjitha të synojmë të njëjtin treg”, tha Denaj.

Ministrja shtoi se ndryshe nga skema e vitit të kaluar, këtë vit nuk do të ketë kufizime për blegtorët që do të marrin mbështetje nga buxheti i shtetit.

“Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane. Tavane, të cilat më parë limitonin aplikimin për më shumë se sa për shembull 300 krerë bagëti nuk ekziston. Ne do të japim 50% të financimit të çdo mase për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë”, tha Denaj.

Kurse për skemën e naftës pa taksa, këtë vit nuk do të shpërndahen karta për të marrë naftë, por do t’u hidhen lekët në llogari bankare. Nëpërmjet kësaj skeme pritet të mbështeten financiarisht 70 mijë fermerë nga 65 mijë që përfituan vjet.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 13/03/2024 18:03

    Do bashkohemi se thua ti. Të përfitojmë asgjë, e ju të përfitoni gjithçka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë