Shpërndarja e kartave të naftës falas për fermerët nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, po vijon.
Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës.
‘Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove, fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.
Sasia e naftës së përcaktuar sipas Ministrisë së Bujqësisë mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023. Skema për përfitimin e naftës falas filloi zbatimin për herë të parë në 2021.
Feremert tashme po marin mbeshtetjen qe i takon
PërgjigjuBujqesia tashme po mere vemendjen e duhur
PërgjigjuJu lumte qe i vini ne ndihme fermereve qe sektori i bujqesise te zhvillohet me shume
PërgjigjuMbeshtetja qe i keni dhene ju fermereve nuk ia ka dhene asnje qeveri tjeter
Përgjigjufantatsike nje lajm shume i mire per fermeret dhe buqesin
Përgjigju