
Ditën e sotme në paraburgimin e Elbasanit u zhvillua një operacion ku u zbulua një skemë e futjes së lëndëve narkotike brenda qelive dhe ku i përfshirë ishte edhe i paraburgosuri Gerald Stamolla.
Report TV ka mësuar se 31-vjeçari Stamolla ka qenë i arrestuar që në vitin 2021 pas dyshimeve se sëbashku me parneren e tij, shtetasen Evisa Mena, kanë mbajtur të mbyllur në banesë dhe kanë shfrytëzuar për prostitucion një 16-vjeçare.
Arrestimi i Stamollas dhe partneres së tij erdhën pas disa denoncimeve të bërë nga e ëma e të miturës në polici.
Po ashtu sipas burimeve të atëhershme të Policisë dhe dëshmive të vajzës së mitur, bëhet e ditur se 16-vjeçarja veçse ishte shfrytëzuar për prostitucion, edhe ishte dhunuar, kërcënuar (me marrjen peng të të vëllait 5-vjeç) dhe droguar nga çifti i sipërpërmendur.
E pyetur në prezencë të psikologëve adoleshentja tregoi atëherë se si ajo u shantazhua nga çifti që sipas saj i thoshte: “Kemi prova për ty që je duke pirë drogë dhe do të çojmë në polici”.
“Çdo ditë unë pija drogë se pinin dhe ata dhe nuk dija ç’bëja”, tha atëherë e mitura.
Lajmi kryesor:
Shitje droge në paraburgimin e Elbasanit, zbërthehet skema e futjes së lëndës narkotike brenda qelive! Arrestohen 3 persona, njëri prej të cilëve polic (EMRAT+VIDEO)








