Skemë masive mashtrimi me “call center”, Spanja shpall në kërkim biznesmenin Amant Josifi! 'El Pais': Nga Shqipëria mijëra viktima iberike

Amant Josifi, një biznesmen i njohur në vend në fushën e ‘Call Center-ave’ raportohet se është shpallur në kërkim nga autoritet spanjolle për një skemë masive mashtrimi me “call center”. Është gazeta më e madhe spanjolle “El Pais” ajo që ka dhënë lajmin duke shkruar se aksioni që çoi në zbërthimin e skemës është koordinuar nga Eurojust me pjesëmarrjen e forcave ligjzbatuese nga disa shtete.

Qytetarët, duke u kontaktuar me “call center”, josheshin përmes mashtrimit për të investuar shuma monetare në tregjet e kriptovalutave, mallrave dhe produkteve të tjera financiare. El Pais shkruan se: duke përdorur call center 24 orësh me bazë në Ballkan, një rrjet ndërkombëtar kriptomonedhash ka bërë më shumë se 200,000 ‘viktima’ në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

“Autoritetet spanjolle morën pjesë në bastisjen shqiptare, burimi kryesor i thirrjeve të marketingut për viktimat në gadishullin Iberik. Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant J., një pronar call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili gjithashtu ka qenë këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes. Në Gjeorgji, autoritetet gjermane arrestuan Mikhail B., një kontribues i madh i fushatës politike që zotëronte qendra telefonike dhe faqe interneti që synonin kryesisht qytetarët gjeorgjianë. Pavarësisht se ishte në luftë, policia ukrainase çmontoi qendrat e thirrjeve që punësonin më shumë se 800 njerëz”, shkruan ‘El Pais’, duke iu referuar mega operacionit të para pak ditëve.

Amant Josifi është një biznesmen shqiptar. Ai ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Themelues i APA-LIAISON Ltd në vitin 2012, i ndjekur nga EUROPE SERVICE GROUP Ltd, MCN SERVICES Ltd, etj.

Mega operacioni në Shqipëri, i përfshirë edhe SPAK

- Irisa Puca 31-vjeç, Adrian Korriku 29-vjeç, Bernardo Saraçaj 32-vjeç, Erind Pysqyli 31 vjeç janë 4 të arrestuarit në kuadër të operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle në Bashkëpunim me SPAK.

Ata janë ndaluar gjatë operacionit "Stuhia" dhe dy prej tyre, përkatësisht Bernardo Saraçaj dhe Erind Pasqyli do të ekstradohen drejt Spanjës, pasi do të gjykohen në këtë shtet, për mashtrim online me kriptomonedhat. Nga 15 Call Centerat e kontrolluar në disa vende të Europës, 6 ndodheshin në Shqipëri, ndërsa nga 5 të arrestuarit, 4 janë vënë në pranga në vendin tonë. Autoritetet pranojnë se Call Centerat tashmë kanë marrë përmasa të krimit të organizuar, ndërsa qarkullojnë qindra miliona euro të përfituara nga skemat e mashtrimit kompjuterik edhe me kriptomonedhat.

Një mega operacion ndërkombëtar i drejtuar nga EUROJUST dhe i shtrirë në 10 vende, përshirë edhe Shqipërinë, çoi shkatërrimin e një grupi kriminal të cilët kishin mashtruar përmes investimeve në kriptovaluta mijëra qytetarë, kryesisht në BE. Grupi kriminal ka arritur të përfitojë rreth 50 mln euro për çdo tre muaj.

Grupi kriminal i emërtuar si (OCG) dyshohet se është përfshirë në mashtrime përmes investimeve online me kriptomonedha. Grupi kriminal përdorte Call Centera dhe platforma të tjera online si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, SNP Broker, CapitalMarketsBanc etj, dhe mashtronte qytetarët që të investonin online përmes kriptovalutave.

1669916102_v2.jpg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xha Jaho: 01/12/2022 18:55

    Si përsëritet historia, rreth 30 vjet më Parë këtij Josifit ju shpall në kërkim mamaja bashkë me mamanë e Ministres se Mbrojtjes. Sot shpallët në kërkim i biri, me ndryhimin që Minstria është inveatitore strategjike

    Përgjigju
    • Boy: 01/12/2022 19:41

      Cuni i babit dhe i mamit qe deri 20 vjeç ishte i virgjer ngaqe kishte nji problem me me lekuren dhe mashkull shume i shemtuar, fal mamit dhe babit shkollohet ne France dhe i ofrohen lidhje ne boten e biznesit???? Futeni ne burg se del si goc e bukur

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja