VLORE- Për herë të parë në universitetin e Vlorës është simuluar një vrasje nga ana e drejtuesve të policisë shkencore të komisariatit të Vlorës. Vrasja e simuluar prej ekspertëve ka pasur në qëndër të saj një viktimë ku në vëndin e ngjarjes ka pasur lloje të ndryshme gëzhojash. .Interesi për këtë aktivitet ka qënë i madh nga ana e studentëve të degës së Juridikut të cilët për herë të parë asistuan në një simulim real se si kryhet një ekspertizë në vëndin e ngjarjes.
Cdo detaj në marrjen e provave gjatë simulimit ishte real duke nisur që nga vendosja e sinjalistikës në vëndin e provave si dhe marrja reale e provave në vëndngjarje si shenjat e gishtave, shenjat e këmbëve si dhe provat e tjera. Sipas Pedagogut të kriminalistikës Aleks Prifti, për herë të parë studentët e juridikut u njohën në praktikë me menaxhimin e provave pasi në këtë simulim gati real u theksuan në praktikë gati të gjitha provat e mësuara në teori. Ai ka falenderuar drejtorin e Policisë së Vlorës si dhe Rektorin e Universitetit për këtë bashkëpunim mes institucioneve i cili është shumë i rëndësishëm në formimin e brezit të ri të juristëve.
(ns/shqiptarja.com)