Game of Thrones’’ është një prej serialeve më të ndjekur në të gjithë botën dhe sezoni më I fundit po ndiqet me një kërshëri të madhe. Aktorja Emilia Clarke ka treguar për vështirësitë e realizimit të skenave të shumta intime.

“Kam qenë në siklet të madh. Vëllai im punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali. Jam ndjerë keq.’’-ka thënë aktorja.

Po ashtu, ajo ka treguar se bën çdo gjë, që vëllai i saj të jetë jashtë dhomës, kur xhirohen të tilla skena.

1/2