Skena të turpshme nga Malta, portieri serb i Marsaxlokk përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon shqiptarët me 3 gishtat

Skena të turpshme nga Malta, portieri serb i Marsaxlokk përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon shqiptarët me 3 gishtat

Marko Drobnjak provokon tifozët e Partizanit

Partizani arriti të kualifikohej në turin e dytë të Conference League, pasi mundi në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 1-2, vetëm në minutat e fundit.

Gjithsesi, fundi i takimit u shoqërua me skena të turpshme nga portieri serb i kundërshtarëve, Marko Drobnjak. Ai nuk u duk tepër i lumtur me këtë rezultat, i cili pasi u përplas me disa nga lojtarët e Partizanit, provokoi tifozët e “Demave” me simbolin e tre gishtave.

Tashmë pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb, nëse duhet të dënohet për veprimin e tij ose jo.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?