SHKODËR- Edhe pse ministrja Ogerta Manastirliu kishte deklaruar se të prekurit me COVID-19 do të trajtohen në Tiranë, duket se ka një plan të ri, për të kthyer spitalet rajonale të rretheve në "spitale Covid". Lajmi u bë publik paraditen e kësaj të enjte nga zyrtarja e ministrisë së Shëndetësisë, Mirela Cami teksa ndodhet në qytetin e Shkodrës.
"Për momentin pacientet po trajtohen në spitalin infektiv COVID1, por nëse kemi rritje të numrave mund të shfrytëzohen dhe spitalet rajonale", tha Cami.
Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti u shpreh i gatshëm për të zbatuar vendimin e qeverisë.
"Sa i takon trajtimit te të prekurve ne kemi kapacitete, por kjo varet nga vendimi i qeverise, nëse qeveria vendos që të prekurit të trajtohen në spitalin rajonal ne do i përgjigjemi. Për momentin të prekurit klinik trajtohen në COVID 1, dhe ato që janë asimptomatik ndiqen nga mjeku i familjes", tha Dajti.
Shkodra është qarku i tretë më i prekur në vend pas Tiranës dhe Durrësit. Gjatë ditës së sotme u shtuan 14 raste të reja me COVID. Cami tha se Shkodra është kthyer në vatër të sëmundjes ndërsa u bëri apel mjekëve të respektojnë masat.
Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti humanitar të Caritasit Shqiptar, i cili u dhuroi spitalit të Shkodrës një sasi të konsiderueshme me maska, doreza e dezifektantë.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Shkodër/ Dhunuan 62-vjeçarin për një vendparkimi, gjykata cakton arrest me burg për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin! Avokati: S'ka akuza për çështje të tjera
25 Janar, 09:41
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Shkodër, granata dhe armë në banesë, në pranga 44-vjeçarja, në kërkim i shoqi, nën hetim i ati (EMRAT)
23 Janar, 13:06
-
Shkodër/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, nis puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj! Lëvizja e mjeteve në zonat malore vetëm me goma dimërore
23 Janar, 09:12
-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica (VIDEO)
22 Janar, 14:08