Kalvari i Vettingut nuk ka fund. Hyrja në fuqi e ligjit duket se do të zgjasë edhe për disa muaj, pasi PD i ka kërkuar sërish Gjykatës Kushtetuese që të përsërisë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias, pasi ligji dhe Kushtetuta e re janë përkthyer gabim.
"Kemi informuar Gjykatën Kushtetuese dhe Parlamentin se përkthimi i Kushtetutës së re dhe Vettingut ka gabime të mëdha.
I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të ripërsërisë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias.
Do informojmë zyrtarisht edhe Komisionin e Venecias për këtë problem" mësohet se u shpreh Basha në mbledhjen e grupit të PD.
Ndërsa kur u pyet pas mbledhjes për ligjin e Vettingut dhe mundësinë e uljes për negociata pas deklaratës së djeshme, ai u shpreh se "Qeveria ka mbyllur dyert e integrimit dhe fajin e gjen te parlamentarët dhe deputetë gjermanë dhe europianë.
Deklarata ime për ligjin e Vettingut ka qenë e qartë, por Rama e përdor si pretekst për mos hapjen e negociatave, ai nuk pranon të ulet" përfundoi ai.
Aktualisht ligji i Vettingut është pezulluar dhe është dërguar për opinion në Komisionin e Venecias nga Gjykata Kushtetuese, pas ankimit të Partisë Demokratike dhe Unionit të Gjyqtarëve.
Komisioni i Venecias pritej që të kthente përgjigje për ligjin në mesin e muajit dhjetor, por kërkesa e re e Bashës duket se do të shtyjë kthimin e përgjigjes, pasi sipas tyre kërkesa duhet të formulohet edhe njëherë, pasi ligji është përkthyer gabim.
Ligji i Vettingut është themelor për integrimin, pasi KE në progres raportin e fundit për Shqipërinë e ka cilësuar si vendimtar për hapjen e procesit të negociatave me Bashkimin Europian.
Ligji i Vettingut synon pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por pas kërkesës së fundit të PD ditë është ende e largët.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO