Skenari i PD për 12 marsin:
Turma bllokon dyert e Kuvendit

Skenari i PD për 12 marsin:<br />Turma bllokon dyert e Kuvendit
TIRANE - A1 Report zbardh skenarin e demokratëve për protestën e 12 Marsit, përmes së cilës kërkohet dorëheqja e kryeparlamentarit pas deklaratave të Tom Doshit se Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi gjashtë muaj më parë.
 
Protesta e opozitës zhvillohet të enjten e 12 Marsit, ditë kur mbahet seanca e radhës plenare. A1 Report mëson përmes burimeve të sigurta se deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë hyrje-daljet e parlamentit me anë të protestuesve, dhe pasi vetë deputetët të kenë hyrë në Kuvend, nuk do të lejojnë daljen e kryetarit Meta derisa ai të japë dorëheqjen.
 
Ja skenari i protestes se 12 marsit
Protesta e njoftuar nga kryetari i demokratëve Lulzim Basha pritet të fillojë të enjten në orën 11.00 dhe siapas skenarit paraprak protestuesit pritet të bllokojnë hyrje-daljet e parlamentit. Burime për A1Report konfirmojnë se protesta do të mbahet gjatë kohës që zhvillohet seanca plenare dhe gjatë kësaj kohe do të kërkohet nga qytetarët të ardhur në protestë dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, kjo pas deklaratave të Tom Doshit se Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi gjashtë muaj më parë.
 
Në kohën që në seancë plenare deputetët e opozitës do të përpiqen të bllokojnë punimet normale të parlamentit ashtu siç bënë në seancën e javës së shkuar, protestuesit do të bllokojnë hyrjet e parlamentit për të mos lejuar daljen e kryetarit të kuvendit, me kusht dorëheqjen e tij nga drejtimi i këtij institucioni. Vendimin për zhvillimin e protestë u mor në takimin që kryetari Basha zhvilloi të enjten në mbrëmje me kryesinë e Partisë Demokratik, deputetët e kësaj force politike dhe kryetarët e degëve në rrethe. Opozita demokrate ka gjithashtu në fokus pasigurinë në vend, nivelit e kriminalitetit, protesta sipas demokratëve do të jetë edhe zëri i qytetarëve kundër varfërisë, papunësisë dhe padrejtësive të qeverisë që po krijon drama sociale. Vendimi u mor pas përpjekjes së parlamentarëve demokratë për të bllokuar seancën parlamentare, deri në dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit.
 
Pretendimi i demokratëve bazohet në akuzën publike të deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi se kryetari i Kuvendit ka urdhëruar 6 muaj më parë eliminimin fizik të tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron