Skënder Gega është trajneri i ri i skuadrës kryeqytetase të Partizanit, i cili zëvendëson postin e trajnerit Klevis Dalipi. Ai do të ulet në panikën e ekipit në një moment kur është konfirmuar pjesëmarrja e ekipit në Europa Legaue. 

Gega ka lindur në Shkodër më 14 nëntor të vitit 1963, dhe dikur ka luajtur për skuadrën, drejtimin e së cilës e ka marrë sot.

Trajneri i ri ka edhe objektivat e veta, ku shpreson që të bëjë një ekip që të paraqitet në mënyrë dinjtoze në evropë. Pritet që Gega të prezantohet nesër nga klubi i Partizanit, duke zhvilluar stërvitjen e parë me “demat e kuq”.