Partizani mori një goditje të papritur të mërkurën, me trajnerin Skënder Gega që dha dorëheqjen vetëm katër muaj pas rikthimit në ekip. Eliminimi nga turi i parë kualifikues i Conference League dhe emrat e rinj që kishte në ekip duket se nuk e kanë bindur trajnerin për të vazhduar me projektin e kuq, duke paraqitur dorëheqjen.

Tanimë të kuqtë kanë mbetur pa trajner dhe pritet që deri në emërimin e teknikut të ri, ekipi të drejtohet nga Fatjon Muhameti. 42-vjeçari nuk është i panjohur në shtëpinë e "Demave", pasi më herët ka qenë trajner i ekipeve U-17 dhe U-19 të Partizanit. Gjithashtu, Muhameti ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Kombëtares.

Fatjon Muhameti