Skënderbeu e la të fundit në renditje, trajneri Kukësit: Më pëlqeu loja! Dinamo dhe Vllaznia përfituesit më të mëdhenj të javës së 23

Një gol në nisje të lojës nga Rashica riktheu Skënderbeu te fitoret në Superligë, duke mposhtur 1-0 Kukësin e vendit të fundit. Korçarët me këtë tre pikësh krijojnë një distancë sigurie me vendet që rrezikojnë të zbresin nga kategoria.

“Shumë e rëndësishmja fitorja. Djemtë treguan karakter sepse ishte një ndeshje ‘luftë’ për topat e dytë, goditjet standarte, karakteri dhe mund të them që jam i kënaqur me tre pikët,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

“Jam shumë i kënaqur duke marrë shkas nga problematikat që ka patur ekipi në ndeshjet e fundit. Pësimi i golave. Sot pësuam një gol por patëm ekuilibër gjatë gjithë lojës dhe gjithashtu patëm edhe mundësitë tona,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kukësit.

Suprizë këtë javë ishte barazimi i Tiranës 1-1 kundër Erzenit. Madje në Air Albania shijakasit i shkuan shumë pranë fitores, por goli i Abazajt bëri që ekipet të ndajnë pikët. Në këtë ndeshje për Erzenin debutoi trajneri i ri Skeerdi Bejzade, ndërsa barazimi i vendosi Tiranën në pikëpyetje vendin e katërt që të dërgon në ‘play-off’.

Kjo sepse Vllaznia fitoi 2-1 kundër Teutës. Shkodranët tani janë në vendin e tretë me pikë të barabarta me Partizanin e vendit të dytë. Të kuqtë u mposhtën 2-1 me përmbysje nga Dinamo që tani sheh për të siguruar një vend në ‘final-four’.

Takimi tjetër i javës së 23 të Superligës mes Egnatias dhe Laçit u mbyll pa gola. Megjithatë rrogozhinasit vijojnë të qetë në krye të renditjes.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?