Skënderbeu kualifikohet në turin
e tretë, fiton ndaj Kairat

Skënderbeu kualifikohet në turin<br />e tretë, fiton ndaj Kairat
Skuadra korçare ka kaluar me sukses raundin e dytë përballë kazakëve të Kairat Almaty

Ndeshja e kthimit ka përfunduar me rezultatin e pastër 2-0.

Skënderbeu pret biletën për në raundin e tretë ku në datë 27 korrik do të përballet tashme me ekipin çek Mllada Bolesav

Në minutën e 50-të Sabien Lilaj i rrëmbeu topin kundërshtarit kazak në zonën e vijës fundore dhe përballë dy mbrojtësve dhe portierit Pokaltilov shënoi pas një goditje në pozicion diagonal.

Në minutën e 83-të Sebino Plaku pasi mori topin nga një krosim i gjatë kaloi sferën e rrumbullakët me një diagonale perfekte mbi portierin e kazakëve duke siguruar përfundimisht kualifikimin.

Gjatë ndeshjes, të dyja ekipet u ndëshkuan me nga një karton të kuq, Lilaj për Skëndërbeun dhe Carzo për Kalmarin.

Redaksia Online
D.V/Redaksia online
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën